Sllavët dhe marksistët shqiptarë janë të bashkuar kundër gjuhës shqipe


mummies-proves-it-once-china-was-inhabited-by-white-people-2

Ekskluzive nga Altin Kocaqi

Për katastrofën që na ka shkaktuar Gustavo Meyer, në shkencën e albanologjisë, kam  folur dhe kam shkruar kaq shumë dhe nuk do hesht së shkruari për aq kohë sa elementet që i prijnë, me ndihmën e politikës, shkencës së albanologjisë sillen me njëanshmëri prosllave kundër gjuhës shqipe.  Kësaj radhe shkak i këtij shkrimi do të bëhet një artikull i publicistit Fahri Xhara botuar në faqen ‘Shqipëria  e Bashkuar’.  Z Xhara i referohet një shkrimi të Dr. Risto Ivanofski  (Ristos së Jovanit) i cili, duke u bazuar tek arritjet e Gustavo Meyerit, nxjerr si përfundime se ‘Shqiptarët flasin një gjuhë artificiale’.

Natyrisht që këto janë në të vërtetë përfundimet Gustavo Meyerit mbi të cilat bazohen fqinjët  tanë për ti treguar botës  se, në rrugë ‘shkencore’, ne jemi të ardhur pas shek. X, pas Krishtit, në këto troje…lexo Eqerem Çabej, Hyrje në historinë e gjuhës shqipe I, f 52 si edhe f 59-60.

Në se këto përfundime do të ishin shkencore nuk do kishte asgjë të keqe por kur këto përfundime të Gustavo Meyerit nuk i përmbahen shkencës  dhe mbeshteten fanatikisht nga albanologët shqiptarë atëherë ndihesh i keqardhur që albanologë të tille paguhen nga taksat tona për të bërë punën e fqinjëve.

Kanë  emra këta albanologë  dhe ndër ta renditet Ledia Shamku e cila e solli në shqip Gustavo Meyerin duke injoruar emra me të mëdhenj si ai Franz Boppit etj. Seit Mansaku që i thuri  elozhe punës se shpifur dhe antishqiptare të Gustav Meyerit….dhe thuajse e gjithë armata marksiste e Akademisë së Shkencave në Tiranë e Prishtinë.

Në kushte të tilla do me duhet t’u njoh me veprën e Gustavo Meyerit duke u kujtuar se ‘për gjithëçka   që kishte shkruar para Fjalorit, rreth shqipes, ai kishte ndryshuar qëndrim…lexo fjalorin e Gustav Meyrit në shqip.

Gustavo Meyer   faqen e parë të librit ‘ Fjalori   etimologjik i gjuhës shqipe’  ia kushton  serbokroatit Fran Miklosich. Ti kushtosh fjalorin e gjuhës shqipe  një njeriu me prejardhje sërbe  kur dihet se sa poshtërsisht punojnë serbët kundër nesh…duket dielli që në mëngjes.

Në vijim Gustavo Meyer tregon se ‘ai nuk e njeh gjuhën shqipe’.  Në kushte që sipas rregullave etimologjike, të shprehura dhe nga Çabej, ‘vetëm fjalët më të vjetra vendase  e kanë të drejtën të krahasohen në udhe etimologjike’, pra, në këto kushte  një njeri që nuk e njeh gjuhën shqipe ndërton Fjalorin Etimologjik të saj!!

Fjalori etimologjik i Gustavo Meyer  përmban 5140 fjalë, nga këto 1420 ai i nxjerr me prejardhje romane, 540 i nxjerr me prejardhje sllave, 1180 me prejardhje turke, 840 fjalë  greke dhe 730 të padepërtueshme. Për fjalët e padepërtueshme  ai fajëson mospërmbledhjen akoma të gjuhëve të tjera në Evropë, ku ai shpreson në të ardhmen të dokumentohen dhe  të zvogëlohet ky numër.  Për 400 fjalë thotë se “pak a shumë’’i njeh si trashëgimni të lashtë indoevropiane.

Kjo është vepra e Meyerit e cila në të vërtet flet për mosekzistencën e gjuhës shqipe pasi dhe 400 fjalët që i përmend si trashëgimni indoeuropiane ai i sjell ato si të ardhura nga gjuhët e fqinjëve.

Por cilat fjalë paraqiti si fjalë të gjuhës shqipe Gustavo Meyer?  Lexoni më poshtë se si e bëjnë shkencën serbët e Miklosichit me anë të fjalorit të Meyerit…

Këto fjalë Meyer ia ngjiti gjuhës shqipe edhe mes këtyre fjalëve Meyer ndërtoj  fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe.

‘’abdest, abdhele, abisonj, abolla, abonsina, acik, addunar, aformi, aftapodh, agapis, ahci, ajan, ajazem, ajodhime, akatastasi, aksafana, aksi, aksua, alabaster, alun, alaka, alem, alemistra, aleshtis, alimonore, alipsan, alsive, allanor, alltebash, ambnis, anak, anamesa, aname, anangas, andikos, andis, angalias, angonje, angosinj, angure, agjin, agjinidhe, agjister, anthine, apalto, apanses, apikas, apodhure, apofasi, apomoni, apostull, apoth, apsith, apul.  arallek, arcere, arenc, argali, argat”

Shkencërisht kjo vepër është fund e krye e pavlerë sepse Meyer pa e njohur gjuhën shqipe mblodhi fjalë të huaja dhe me ato bëri Fjalorin Etimologjik të gjuhës shqipe.

Por marksizmi ka një mendim tjetër i cili është gatuar në shkollën e bolshevikeve sllavo-ruse. Një mendim marksist ka edhe Prof. Dr. Seit Mansaku…në se nuk u kujtohet ky njeri atëherë po u them se ky ishte ndër ata që e dëbuan Aref Matin nga Tirana dhe Sorbona i injoroj duke i dhënë doktoraturen Aref Matit.

Ja si shkruan Prof. Dr Seit Mansaku në hyrje të botimit në shqip të Gustavo Meyerit:

 

“Le ti urojmë dhe këtij botimi në shqip të fjalorit të G Meyerit të tërheqë pas vetes sa më shumë studiues të zellshëm të gjuhës shqipe dhe të historisë së saj që të dinë të çmojnë veprën e këtij dijetari të shquar, të përfitojnë prej saj dhe ti çojnë me tej arritjet e deri më sotme ne studimin e historisë së gjuhës shqipe”

Me këtë citim nga albanologjia   marksiste po e mbylle duke e përshëndetur mikun tim të mirë z Fahri Xharra me një thënie nga labëria:

‘O Çeço të rëntë tënja

Të keqen e ke nga brenda’

 

Burimi: gazeta infopress.

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s