Sulm terrorist gjatë lutjeve të mbrëmjes në xhaminë në Kuebek: gjashtë të vdekur


Police officers are seen near a mosque after a shooting in Quebec City

 

Nga të shtënat në një  xhami në  qytetin  kanadez të Kuebekut, mbetën gjashtë të  vdekur dhe tetë  të plagosur, tha policia. Dy persona  janë  arrestuar. Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka përshkruar të  shtënat si një  sulm  terrorist  mbi muslimanët.

 

Christine  Coulombe, një  zëdhënse e shërbimit të sigurimit në  Kuebek, raportosi se  vdiqën   6  persona të  moshës 35 deri në 70  vjeç. “Tetë  u plagosën” në  sulmin  i cili konsiderohet edhe nga polisia  si një  “akt terrorist”. Sulmi ka ndodhur  rreth orës 19:30 sipas kohës  lokane, në  fund të  lutjes së ditës. Dy  burra sulmuan  xhaminë  duke  hapur  zjarrë. Në atë kohë  50 besimtarë   ishin të pranishëm, thotë  Christine  Coulombe. Ajo tha se policia anti-terroriste  doli në vendin e  ngjarjes.
Arrestime

 

“Dy  persona janë  arrestuar” dhe paraburgosur, sipas kësaj  zëdhenseje. Në  afërsi të vendit të të shtënave, u kap edhe  një tjetër i dyshuar  rreth  njëzet  kilometra nga   vendi i  gjuajtjeve. Sipas medias lokale  i dyshuari i dytë  është  arrestuar pas një ndjekje  policore. “Për momentin, nuk besoj se ka pasur të  dyshuar të tjerë “ shprehet  zëdhënsja.

I dyshuari tjëtër vetë  është  thirrur nga policia që të  dorëzohet, raporton  Radio Kanada, duke u bazuar  në një  burim  në polici.  Njëri  disa minuta  pas sulmit  është   pendu  dhe  vetë  ka thirrë policinë.

 

Kurse ndjekja që  pasoi, duke i dhënë fund rreth 20 kilometra nga të shtënat në xhami. Pasi ai pas një negociate të shkurtër me policinë kishte  pranuar  të dorëzohet.  Në automjetin e tij ishte gjetur një armë.

 

Sipas një dëshmitari një nga sulmuesit kishte thirrur “Allahu Ekber”, raportuar  sipas Radio Kanada, por ky lajm nuk është konfirmuar nga autoritetet. Në të gjithë vendin janë vendos masa të rrepta të sigurisëi, sipas Radio Kanada.

 

Vitin e kaluar në afërsi të objekt  të lutjes islame, ishte  hedhur një kokë derri në trotuar me mesazhin “Bonne Appetit”.

http://www.hln.be/hln/nl/960/Buitenland/article/detail/3067211/2017/01/30/Schietpartij-tijdens-avondgebed-bij-moskee-in-Quebec-Vijf-doden.dhtml

 

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s