Skenderbeu dhe Koke Malçi


 

Koke Malci eshte nje personazh folklorik, ardhur ne traditen gojore shqiptare. Ishte nga fshati Skuraj i Kurbinit. Thuhet se ai ishte dhe nje bashkeluftetar i Skenderbeut, te cilin e kishte keshilluar per taktika dhe strategji lufte.
Sipas legjendes, njohja e Skenderbeut me Koke(Kole) Malcin ishte krejt e rastesishme…disa vite perpara rrethimit te dyte te Krujes. Plaku i urte po pununte ne aren e tij ne Skuraj. Nderkohe qe Skenderbeu kishte shtegun ku do kalonte me ushtrine fare prane ares ne te cilen Koke Malci po ngiste qete.
Ai ngiste ashtu ngadale qete pa iu bertitur… sikur dhe qete te kishin bere nje marveshje per te mos e lodhur shume plakun e urte dhe punetor. Skenderbeu e dinte qe banoreve te kesaj krahine iu pelqente e folura e terthorte , me figura dhe here here dhe enigmatike, ndaj e pershendet! – Pune e mbare o dhe qe punon dheun!- mire se vjen o i zoti i dheut! iu pergjigj Koke Malci. – Si vete me te largetit? – keq afer e mire larg qe pergjigja e tij e menjehershme.Skenderbeu kuptoi qe kishte te bente me nje njeri te zgjuar dhe vendosi ta ngacmonte me tej. – Po mullinjte si i keni? Nuk duhen vetem mullinjte duhet dhe gruri, ia pret Koke Malci.Skenderbeu zbriti nga kali dhe u ngjit ne ledh te ares.. gjithashtu dhe Koka i la qete.. dhe u afrua.
Nga te kemi or lum miku e pyet Skenderbeu!
Nga Skuraj i Kurbinit,Koke malci me kane pas thane…..
Po tani e si te thone! e pyet Skenderbeu…
Vallai nuk e di.. Po behen vite qe skam rene ne pazar.
Ky njeri ia fitoi zemren Skenderbeut, dukej qe u kishte bere balle me optimizem veshtiresive dhe nga mendja e tij e mprehte tregonte qe kishte shume forca brenda vetes.
Skenderbeu deshi te dinte dicka me teper rreth tij dhe e pyet.. -Cfare pasurie ke? – mbi kemishe Koke Malci nuk ka shume gjana… nene kemishe kam 84 vite.
Skenderbeu e pa qe ky plak nuk eshte vetem shakaxhi por dhe shume i zgjuar, i vuri doren ne sup dhe i tha!
-A KE BESE? Koke Malcit i erdhi mire qe Skenderbeu po i kerkonte besen e tij, dhe i pergjigjet.
Kam bese me te forte se te gurit. atehere skenderbeu u ul ne ledh dhe i thote qe kishte vendosur te sulmonte kampin turk ne fushen e krujes. Dhe nuk kishte vendosur qe kur do e ndermerrte nje hap te tille, ne agim, ne muzg apo naten.. Skenderbeu i tregoi gjithe planin e luftes. Te jem ne vendin tend i thote Koka… do i sulmoja ne pike te vapes. turqit jane te hallakatur..ose lahen ne lume ose mrizojne hijeve. Ashtu beri Skenderbeu dhe korri nje fitore te bujshme te cilen ia kushtoi me shume se vetes ketij plaku te urte nga Skuraj.
Nje here tjeter Skenderbeu e mori Koke Malcin per te pajtuar nje konflikt ne nje fshat afer Skurajt ( Fang ) ku dy fise ishin ne nje konflikt prej shume kohesh.. Fale mendjes se ndritur te Koke Malcit ata arrijne te pajtohen.. dhe te kenaqur nga gjykimi i drejte ata vendosin ti shperblejne gjygjtaret ( Gjergj Kastriotin dhe Koke Malcin) me nje vic dhe nje cjap.
Vici ishte i dobet ndersa cjapi ishte i madh, i bukur. me perqe dhe i shendoshe. Pothuajse dukej me i madh se vici.
Duke e respektuar si prijes luftarak Koka i thote Gjergjit! – Zgjidh e merr! Jo i thote Skenderbeu me modesti, zgjidh ti o Koke si me i vjeter qe je.
Te ishte per te zgjedh une nuk kisha pritur por zakonet e keti vendi nuk me lejojne qe te zgjedh une perpara teje.
Mire ateher po marr cjapin thote Gjergji duke e shikuar ne sy nese kishte bere zgjedhjen e duhur.
Te qofte i thote Koka gjithe gaz.
Pse more nuk bera zgjedhjen e duhur? A nuk eshte ky cjap me i mire se ky vic
Cjapi yt ,,,, cjap sot dhe cjap mot…cjap mbetet, ndersa vici im, Vic sot dhe ka mot.
Hahaa qesh Skenderbeu, kam frike se dhe po te zgjidhja vicin ti prape do me lavderoje cjapin.
JO I THOTE KOKE MALCI UNE E DIJA QE TI DO MERRJE CJAPIN. ” NUK KISHE SI TA LIJE EMBLEMEN TENDE NE KRYE TE KOKE MALCIT. Besa duhet nje koke me e madhe qe ta mbaje… Atehere Skenderbeu ve buzen ne gaz, i bjen kalit dhe nget perpara.
Se si i krijonte keto atmosfera miqesie Koka ishte mjeshtri e tij. Ajo diktohej nga fjala, sjellja dhe buzeqeshja qe si hiqej nga fytyra. Ishte i dalluar nder pleqte e Kurbinit, dhe si i tille familja e tij trashegoi paresine e pleqnimit ne Kurbin, pleqesi te cilen thuhet se e fitoj fale njohjes me Skenderbeun i cili e kishte e uruar: Sa qofsh pleqnofsh.

_______________
Shkeputur  nga libri “KURBINI  Historia,tradita,kultura” me autor Vlash PRENDI.

Skenderbeu dhe Koke Malçi

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s