Amerikanët bombardojnë mercenarët rusë në Siri


 

Të paktën dy luftëtarë rusë u vranë si pasojë e sulmeve ajrore amerikane të javës së shkuar në verilindje të Sirisë.

Vdekja e tyre raportohet nga kolegët në terren, mercenarë që mendohet se janë punësuar nga firma private ushtarake që mbështesin trupat e regjimit sirian. Rusia nuk i konfirmoi raportet për viktimat ruse që fillimisht u shfaqën në mediat amerikane, duke thënë se lajme të tilla nuk duhen konsideruar si burime kryesore. SHBA tha se në sulmet e javës së shkuar u vranë mbi 100 luftëtarë, por Sekretari i Mbrojtes, Jim Mattis nguli këmbë se nuk ka informacion për kontraktorë rusë të vrarë.

Qindra luftëtarë që mbështesin Presidentin sirian Bashar al-Assad sulmuan javën e shkuar pozicionet në qytetin e Kurshamit të milicive kurde dhe arabe SDF që mbështeten nga SHBA. Ata kaluan lumin Eufrat dhe sulmuan një bazë të SDF-së ku gjendeshin këshilltarë amerikanë. SHBA u përgjigj me një bombardim të ashpër artilerie dhe ajror, duke i detyruar të zmbrapsen dhe duke i shkaktuar shumë humbje.

Mes këtyre humbjeve dyshohet se janë edhe kontraktorët apo mercenarët rusë. Rusia thotë se nuk ka personel në zonë, diçka që nuk ka pse të jetë gënjeshtër, pasi mercenarët nuk janë personel i ushtrisë./Top Channel

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s