Damasku paralajmëron Izraelin: Ju presin më shumë surpriza në Siri


Qeveria siriane ka paralajmëruar ushtrinë izraelite për “më shumë surpriza” nëse Tel Avivi do të kryejë ndonjë veprim të mëtejshëm të agresionit kundër Sirisë të rrënuar nga militantizmi dhe terrorizmi i sponsorizuar nga jashtë.

“Jemi të bindur se agresori sionist do të jetë i befasuar, sepse mendoi se kjo luftë amortizuese, ndaj të cilës Siria ka qenë e ekspozuar prej vitesh, e kishte bërë atë të paaftë për t’u përballur me sulmet izraelite”, tha të martën zëvendësministri i Jashtëm sirian në një konferencë shtypi në kryeqytetin e Sirisë, Damask. Feisal Mekdad shtoi: “Dashtë Zoti, ata do të shohin më shumë surpriza sa herë që përpiqen të sulmojnë Sirinë”. Këto deklarata vijnë vetëm dy ditë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se forcat izraelite do të vazhdonin operacionet e tyre brenda Sirisë, edhe pse sistemet e mbrojtjes ajrore siriane rrëzuan një avion luftarak F-16 izraelit. Ministri i Luftës i Izraelit, Avigdor Lieberman, tha të martën se Tel Avivi “nuk pranon ndonjë kufizim” mbi ofensivat ushtarake kundër Sirisë./ PT

http://gazetaimpakt.com/damasku-paralajmeron-izraelin-ju-presin-shume-surpriza-ne-siri/

 

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: