Franca ia cakton Assadit “vijën e kuqe”


  

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të martën se do të urdhërojë intervenim ushtarak nëse paraqitet ndonjë dëshmi se regjimi i Bashar al-Assad përdori armë kimike kundër civilëve në Siri.

Duke folur për gazetarët në Pallatin Elysee, Macron tha se përdorimi i armëve kimike kundër civilëve në Siri është “vija e kuqe” e Francës.

Ai tha se forcat franceze të sigurisë deri më tani nuk kanë marrë ndonjë provë mbi përdorimin e armëve kimike kundër popullatës civile, duke shtuar se ata “e ndjekin seriozisht” çështjen.

Macron foli me telefon në Presidencën e Rusisë, dhe i kërkoi Vladimir Putinit të thërrasë regjimin e Asadit që “t’i japë fund përkeqësimit të situatës humanitare në Gutan Lindore dhe Idlib”.

Siria është mbyllur në një luftë shkatërruese qytetare që nga marsi i vitit 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad goditi protestat pro-demokracisë, duke shkaktuar trazira të papritura. Ndërsa zyrtarët e OKB thonë se qindra mijëra njerëz janë vrarë në konflikt, zyrtarët e regjimit sirian pretendojnë se numri i të vdekurve është afër 10,000. /MESAZHI/

http://mesazhi.com/franca-ia-cakton-assadit-vijen-e-kuqe/

Advertisements