Opozita siriane ka kapur të paktën 400 terroristë të DEASH-it


 

Ushtria opozitare siriane ka kapur të paktën 400 terroristë të DEASH-it gjatë përleshjeve me pjesëtarët e kësaj organizate, të cilët përmes korridorit që ua hapi regjimi i Asadit synojnë të hyjnë në zonën e deeskalimit në qytetin e Idlibit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të gazetarit të AA-së nga rajoni, ushtria opozitare nisi operacion me të cilin ndaloi terroristët e DEASH-it, të cilët nga rajoni nën kontroll të forcave të Asadit synojnë të depërtojnë deri në Idlib.

Po ashtu mësohet se 12 grupe opozitare në kuadër të operacionit të quajtur “refuzimi i okupatorit”, neutralizuan një numër të madh të pjesëtarëve të DEASH-it në rajonet në jug dhe lindje të Idlibit, me çka i shkaktuan DEASH-it goditje të rëndë.

Zëdhënësi i operacioneve të përbashkëta të forcave opozitare Naci Abu Huzeyfe për AA konfirmoi se operacioni vazhdon.

“Gjatë operacioneve të sotme kapëm 400 pjesëtarë të DEASH-it, mes tyre rreth 80 të plagosur”, tha Huzeyfe.

Ai shtoi se në operacion janë përfshirë rreth 2.000 pjesëtarë të grupeve opozitare.

“Fillimisht formuam vijat mbrojtëse, më pas ndaluam depërtimin e terroristëve të DEASH-it. Pas kësaj i sulmuam. Morëm kontrollin mbi fshatrat Um Halahil, Huveyin dhe Ard Zerzur, në jug të Idlibit”, tha Huzeyfe, duke rikujtuar se përleshjet në këtë rajon janë intensifikuar gjatë disa ditëve të fundit.

Regjimi i Asadit dhe terroristët e DEASH-it tashmë një periudhë të gjatë zbatojnë bashkëpunim taktik kundër opozitës në zonën e deeskalimit të luftimeve në Idlib.

Regjimi në tetor të vitit 2017 hapi rrugë për terroristët e DEASH-it përmes Hunayfi, në lindje të Hama, për të ardhur në këtë qytet që është nën kontroll të opozitës.

DEASH-i dhe regjimi i Assadit, duke lëvizur në koordinim, ndërsa falë mbështetjes së Rusisë nga ajri, realizuan përparim kundër grupeve opozitare.

http://mesazhi.com/opozita-siriane-ka-kapur-te-pakten-400-terroriste-te-deash/

 

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s