Raporti i SHBA-së: Kurdët kërkojnë autonomi, por pengohet nga Turqia, Irani dhe Rusia


Një raport zyrtar i prezantuar nga drejtori i Sigurisë Nacionale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Daniel Coats më 13 shkurt ka thënë se Njësia Mbrojtëse e Popullit (YPG) që njihet si krahu i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) e ka pranuar se ata janë duke kërkuar autonomi.

“Njësia Mbrojtëse e Popullit – milicia e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) – janë duke kërkuar autonomi por kjo po has në rezistencë nga Rusia, Irani dhe Turqia,” shkruhet në raportin me titull “Vlerësimi i një kërcënimi mbarëbotëror.”

Raporti gjithashtu përmend edhe lidhjet e tensionuara ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë dhe parashikon të ardhmen e tyre, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të bashkëpunojnë me Turqinë për të luftuar kundër ISIS-it, por pengimi i ambicieve rajonale kurde do të jetë prioritet i politikës së jashtme (për Ankaranë),” thotë raporti duke iu referuar Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit (ISIL).

Siria është adresuar në pjesën e “Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut”, e cila paralajmëron se “Rusia dhe Irani janë duke planifikuar një prani afatgjatë, duke siguruar të drejtat e bazave ushtarake dhe kontrata për rindërtim dhe shfrytëzim të naftës dhe gazit.”

Gjithashtu raporti argument se “Irani është duke shikuar të ndërtojë një korrdior nga Irani përmes Sirisë e deri në Liban.”

Turqia ka kritikuar gjatë përkrahjen e SHBA-së që i është dhënë YPG në Sirinë veriore, duke thënë se kjo paraqet një kërcënim për sigurinë kombëtare turke për një grup të lidhur me PKK-në për të fituar autoritetin në kufijtë e saj jugor.

http://lajmiexpress.net/raporti-shba-se-kurdet-kerkojne-autonomi-por-pengohet-nga-turqia-irani-dhe-rusia/

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s