VIDEO/ Shtohen tensionet: Avioni luftarak i SHBA shkatërron tankun rus


Ky është momenti kur një avion luftarak i SHBA shkatërroi një tank rus në Siri, pasi informacioneve se qindra mercenarë rusë po luftojnë fshehurazi në atë vend të shkatërruar nga lufta.

Avionët amerikanë shkatërruan një tank T-72 prodhim rus, gjatë një sulmi bombardues të projektuar për të mbrojtur luftëtarët rebel në Siri të shtunën, ku thuhet se vrarë qindra mercenarë rusë.

Nëse kjo vërtetohet, atëherë kjo do të ishte përplasja më e madhe midis forcave amerikane dhe atyre ruse që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë dhe do të paraqesi një përshkallëzim të tensioneve midis dy forcave më të fuqishme të armatosura në botë të cilët janë të angazhuar në luftën në Siri.

Tanku ishte në shënjestër pranë Al Tabiyeh në një përpjekje për ta ndalur atë duke gjuajtur drejt një pozicioni të mbajtur nga forcat amerikane dhe aleatët e tyre sirianë“, tha një zëdhënës i Pentagonit.

 Kjo ndodhi disa ditë pasi ushtria amerikane tha se koalicioni i tij anti-xhihadist kishte kryer sulme në ‘vetëmbrojtje’ kundër forcave besnike ndaj presidentit sirian Bashar al-Assad në të njëjtin rajon, duke lënë të vdekur rreth 100 personel pro-regjimit.
Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

w

Connecting to %s