Të Maskuarit( që me maskë guxojnë ta mbrojnë Atdheun, e jo me fytyrë!)FOTO/ Kërcënohen me armë politikanët shqiptarë e kosovarë


 

Një grup i armatosur ka kërcënuar politikanët shqiptarë dhe ato kosovarë, në lidhje me diskutimet e shkëmbimeve të territorit me Serbinë.

Duke e quajtur veten si Ushtri Kombëtare Shqiptare (AKSH), ajo ka postuar një video në internet duke paralajmëruar shqiptarët dhe politikanët e Kosovës që të mos luajnë me interesat kombëtare.

Sipas një fotoje të postuar në “Twitter”, gazetari holandez, Vincent Trieste, i cili punon në Tiranë, tregon  gjashtë burra të armatosur që mbajnë uniforma të zeza dhe kapuça, por edhe me emblemën e organizatës. Ata qëndrojnë në këmbë duke mbajtur flamurin kombëtar shqiptar, ndërsa kanë lëshuar edhe një ultimatum, raporton IBNA.

Gjithashtu, ata kanë kërkuar të dëbohet urgjentisht kreu i Kishës Ortosokse shqiptare, Anastasios. “Ne iu bëjmë thirrje politikanëve të ndalojnë shitjen apo tregtimin e tokës për interesat e tyre personale. Ne duhet menjëherë të dëbojmë kryetarin e Kishës Ortodokse Shqiptare, Kryepeshkopi Anastasios dhe menjëherë duhet të ndalojmë bisedimet mbi shkëmbimin e territoreve të Mitrovicës së Veriut dhe Luginës së Preshevës”-thuhet në postin e tyre.

Personi që lexon “ultimatumin” duket se flet me një theks si nga  Shqipërisë së Jugut, duke shuar kështu zërat për një grup, i cili mund të funksionojë në Kosovës.

Kjo video është fshirë nga rrjetet sociale, ndërsa jehona e kërcënimit  ka zgjuar edhe interesat e mediave ballkanike.
(n.m/BalkanWeb )

https://www.balkanweb.com/foto-kercenohen-me-arme-politikanet-shqiptare-e-kosovare/

Advertisements

One comment

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: