Letër nga një çame e krishterë


“Ti, që je kthyer para do kohe nga Shqipëria, mos vallë e di nëse rron ende motra ime e dashur? Ishte trupakë, sygështenjë. E bukur. E martuar së vogli. Bijë e vetme mes katër vëllezërve”

“Mos ke mësuar vallë për motrën time? Si ne, çame, nga vendet tona është”, kështu nis letra e një gruaje që ka humbur miken e saj, kur u ndanë përsëgjalli nga genocidi grek ndaj popullsisë çame. Një nga ato historitë tronditëse të popullsisë çame që vuajti rrugëtimin e dhimbjes nga toka e etërve drejt Shqipërisë, cam3atje ku nuk i priste parajsa. Është kaq e dhimbshme historia e pasqyruar në librin (Malakata) “Margaritari”, i aturores  greke Tula Stefanidhu. Është letra e një gruaje të krishterë çame për njeriun e saj që kishte humbur lidhjet 45 vite më herët. Ajo mëson pas kaq shumë kohësh fatin e keq të vajzës që siç e kish përshkruar ishte trupakë, sygështenjë. E bukur. E martuar së vogli. Bijë e vetme mes katër vëllezërve.

Letra

Tiranët më vranë motrën çame

Bashkatdhetar që kthehesh nga Shqipëria! Mos ke mësuar vallë për motrën time? Si ne, çame, nga vendet tona është. Jam e pikëlluar. Asgjë nuk di pas kaq shumë vitesh që kanë kaluar.

Bashkatdhetar! Ti, që je kthyer para do kohe nga Shqipëria, mos vallë e di nëse rron ende motra ime e dashur? Ishte trupakë, sygështenjë. E bukur. E martuar së vogli. Bijë e vetme mes katër vëllezërve. Dhe s’kishte mbushur motin që kishte lindur një vajzë. E pamësuar ishte me vështirësitë e jetës. Të vogla, ktheheshim në ovorua dhe loznim me guralecë. Në sterenë e madhe ulnim kokat dhe thërrisnim të dëgjonim jehonën e zërave tanë.

Motmoti besimi nuk na ndante, kisha edhe xhamia na bashkonin. Një miqësi e lashtë i lidhte familjet tona. Ta ketë duruar rrugën e mërgimit? Mendoj se po, jeton –  përgjigjet zemra e përmalluar.

Por, vitet kalojnë pa lajme dhe gjithçka e bren dyshimi dhe ankthi. Dhe ja, dyzet e ca vjet më pas, nga Shqipëria vjen një letër e përmotshme, bukur shkruar nga vëllai i madh. Në fillim për të afërmit pyet: Kush rron? Kush nuk është më? Dhe në fund vijnë vuajtjet pa fund:

“Sapo lamë vatrat tona, rrugës na vdiq motra jote. Ishte vetëm njëzet vjeç. Dhe nuk vonuan ta ndiqnin e bija dhe i shoqi. Vdiq edhe i ndjeri baba me gjyshen. Të pambaruara qenë lotët e hidhërimit para se të arrinim të çlodheshim diku”

Letër e kobshme! Kaq vjet zemërdridhur, kaq vjet dyshimet largoja. O Zot! Sa të tmerrshëm, sa të neveritçëm gjakatarët, tiranët, paranoitikët që vunë popujt të vriten dhe nuk i lanë të rrojnë me dashurinë e zemrën për  njëri-tjetrin.

Përktheu nga greqishtja Petrit Demi

Marrë nga libri i Tula Stefanidhu (Malakata): “Margaritari” , Athinë, 1989, f. 125

cam dhimbje

cam dhimbje3

came

cam dhimbje 2

 

http://27.al/leter-nga-nje-came-e-krishtere/?fbclid=IwAR3BVWPLGFR6BgSi5GfLS-w_7-xs38DKiKEBV8GDh6HgHV65h3v8EJi1tR8

 

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: