Sulltan Erdogani kundër “vëllaut” të tij, për formimin e ushtrisë së Kosovës!


 

Edhe për  formimin e  ushtrisë së Kosovës, sërish edhe  brenda  NATO-s, ka  qëndrime   të ndryshme. Tashmë  në publik, janë  paraqitur disa  anëtarë të NATO-s, që kanë  kundërshtuar transformimin e FSK-së. Ndërsa tashmë  SHBA, është  promotori kryesorë  që shtyen  përpara  formimin e Ushtrisë  së Kosovës. Derisa  disa vende  aleate të Kosovës, që janë  nga  Europa, e  që janë  anëtare  të NATO-s,  kanë  qëndrime  të ndryshme. Mes tyre edhe  Gjermania, derisa  Britania e Madhe  tregohet më e  rezervuar! Mirëpo   për faktin që  në  Atdheun tonë,  është  mbjellur turkofilizmi, sidomos  nga hoxhallarë të dirigjuar nga Serbia,  edhe ky shtet( Turqia), sërish    del  qartë  kundër Kosovës.

Më 4 e 5 dhjetor   Ministrat  e Jashtëm të NATO-s,  kanë   diskutuar në lidhje me Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë raportet  e Kosovës me  Serbinë. Mori pjesë edhe Frederica Mogherini, si Përfaqësuese e Lartë e BE-së. Diskutime të tilla janë  zhvilluar edhe në Bashkimin Europian. Tashmë  është publikuar  një  Raport,  ku tregohen   qëndrimet  e të gjitha  vendeve  anëtare të NATO-s, në lidhje  me transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës. Përgjithësisht janë  shumë pak  shtete  që janë  kundërshtare  të  formimit të ushtrisë së Kosovës,  kundër janë  vetëm  shtetet  që nuk e kanë njohur  pavarësinë  e Kosovës, si Spanja, Sllovakia.  Mirëpo  më shumë  shtete   kundërshtojnë  transpormimin  e ushtrisë së Kosovës, përmes  ligjit,  është  i barabartë me  shtetet  që  mbështesin  transformimin në këtë   mënyrë.

Deklarativisht  kundër formimit të Ushtrisë së Kosovës, në këtë  mënyrë është   vetë  Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Johan  Stoltenberg,  duke  thënë  që  FSK-ë  është duke  u transformu kundër këshillave të NATO-s. Mirëpo  dihet mirëfilli  që  NATO,  është   organizatë  e formuar nga SHBA, e financuar   më së shumti nga SHBA,  e  udhëhequr   pothuajse  plotësisht nga SHBA. SHBA  kishte  vendosur  bombardimin  nga NATO, të Serbisë, derisa  shumë  shtete  anëtare të NATO-s  e kundërshtonin  apo mbanin rezerva.

Bekimin e  formimit të Ushtrisë së Kosovës, e ka dhënë SHBA, ajo e kishte  dhënë  Bekimin edhe  për  bombardimin e Serbisë,  po ashtu  për Pavarësinë e  Kosovës, e tash edhe  për Ushtri. Kjo  dmth: Punë e  bërë! SHBA, tani ka thënë:” është e  drejtë  e Kosovës të ketë  ushtri. Ne  mbështesim Ne mbështesim krijimin e ushtrisë gradualisht dhe në mënyrë transparente dhe me mandat të kufizuar territorial”. Pos  saj  SHBA, përcjell  shqetësimin për rritjen e  ndikimit rus në rajon.

Përfaqësuesi i Gjermanisë,   i njeh   Kosovës, të drejtën për  formim të  Ushtrisë, por  duke  respektuar  kushtetutën, duke  shprehur  që :”Nuk e vëmë në pikëpyetje të drejtën e Kosovës për të pasur ushtrinë e saj. Ushtria duhet të jetë gjithëpërfshirëse, edhe me minoritetin serb, dhe të bëhet në koordinim me aleatët dhe në respektim të kushtetutës”.

Mirëpo  turkofilët  në Atdheun tonë,  do duhej të zhgënjeheshin  sërish, me  qëndrimin e  Sulltan Erdoganit,   i cili  e quante presidentin e Kosovës( Thaçin) “vëlla”! Turqia kërkon  që Kosova  mos të ngutet për formim të  ushtrisë.

 

 

Shkruar nga: Gjergj Shqipëria- Gjergj/Skender Jashari

 

 

 

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s