Haradinaj: Trepçën dhe Ujmanin nuk e japim për minare të xhamive të Preshevës


Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka dhënë një intervistë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7. Daut Haradinaj si duket në Luginë të Preshevës sheh vetëm minare të xhamive të cilat, tani më të gjith e dimë se i pengojnë, mirëpo deputetit Haradinaj si duket fare nuk i bënë përshtypje që në Luginë përveç xhamive dhe minareve ka edhe afërsisht 100.000 shqiptarë.

Haradinaj ka folur për Trepçën dhe Ujmanin, duke thënë se shteti ynë nuk duhet të heqë dorë nga këto pasuri.
Ai thotë se nuk i duhen askujt minare të xhamive, në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit.“Është folur shpesh se në mund t’i marrim 13 fshatra në Luginë të Preshevës, të cilat mund të kalojnë në Kosovë. Pra, thuhet se ne mund t’i marrim 13 minare të xhamive në këmbim të Trepçës dhe Ujmanit”, ka thënë Haradinaj.
“Nëse ka vullnet Serbia (të na japë Luginën), do të isha i lumtur. Do t’i thosha jepna edhe Nishin…”, ka deklaruar Haradinaj.
“Nuk kam dëgjuar, as s’kam parë, që kanë qitur diçka në tavolinë. Nëse flasin për minare të xhamive, se sa do të dalin kah Kosova, kjo është qesharake”.
Deputeti i AAK’së ka thënë se nuk mund të lëvizen kufijtë kurdo që duam ne.
“Nuk mund ta ndërrohen mexhat qysh të dojmë ne. Nuk mund të lëvizim kufijtë kur të dojmë ne”, ka thënë Haradinaj.
“ Nuk mund të flitet për ’sa metra ka hyrë Serbia kah ne apo ne kemi dalë andej‘. Në atë pjesë flitet për pasuri nëntokësore. Flitet për mushkritë e këtij shteti. Nuk mund të krahasohet Ujmani, me minare e gjëra të tilla. Nuk ka mandat askush që të ndërrojë mexhat e të lëvizë kufij”.

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s