Kosovari më famëkeq pas Lavdrim Muhaxherit, që përdhunoi të mitura, së shpejti në bankën e zezë


 

Kundër Murat Dernjani, i arrestuar këtë vit në Turqi, rëndojnë shumë akuza. Ai ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Lavdrim Muhaxherit. Gjatë qëndrimit të tij në Siri Murati ka kryer akte çnjerëzore. Tash kundër tij është ngritur një aktakuzë në Kosovë.

Njëri ndër pjesëtarët më famëkeq të grupit terrorist ISIS, kosovari Murat Dernjani, është arrestuar në qershor të këtij viti në Turqi. Sot, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tij për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Si shtetas gjerman, Dernjani, ka qenë i njohur për brutalizmin e tij ndaj grave dhe vajzave të mitura yazidi, të cilat thuhet se i ka bërë edhe skllave të veta.


Për veprimtarinë terroriste të Dernjanit mediat në Gjermani kanë raportuar se ai ka pasur qasje brutale ndaj grave dhe vajzave të mitura yazidi, të cilat thuhet se i ka mbajtur si skllave sexi

Ai është bërë i njohur brenda ISIS’it se i ka ekspozuar skllevërit e tij para njerëzve të tjerë dhe ka përdhunuar edhe të mitur.

Kosovari më famëkeq, pas Lavdrim Muhaxherit, ka luftuar krahë grupit terrorist ISIS që nga viti 2013 deri në vitin 2017, kur edhe sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ka kërkuar që të kthehet në Kosovë.

Advertisements

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: