Deradikalizimi i terroristëve islamik  të Serbisë, në Kosovë!


 

 

Lufta  kundër  radikalizmit, ekstremizmit dhe organizatave të terroristëve islamik në Republikë të Kosovës, si dhe në gjitha Trojet  Shqipëtare është  specifike! Ashtu siç është  specifike edhe  radikalizimi, ekstremizimi dhe terrorizmi islamik në  pothuajse të gjitha vendet  të  cilat  kaluan nga ndikimi  sovjetik  në demokraci dhe orientim Euro-Amerikan.

Botërisht  nuk flitet, madje  Rusia dhe  Serbia,  ende  nuk  rangohen  hapur në  listën  e vendeve  sponzorizuese  të terrorizmit islamik dhe  atij ndërkombëtar.

Radikalizmi,  ekstremizmi dhe organizatat  terroriste  islamik, në  këto vende e veçmas  në Trojet tona Shqipëtare,  kryekëput janë  prodhim i drejtëpërdrejt  nga  Shërbimet  agjenturore të Serbisë, Turqisë dhe vendeve dhe agjenturave  të tjera, kryesisht aleate të Serbisë, por edhe  vendeve  tjera  arabe( ku zotëron doktrina teologjike  salafiste-tekfiriste  vehabiste), si dhe  implikimet  e organizatave  gjoja  humanitare islamike.

Edhe pse viteve të fundit, shihen që në Republikë të Kosovës, janë  mbyllur disa  organizata lokale  a joqeveritare  humanitare islamike! Organizatat e  tilla zakonisht janë  dirigjuar nga  agjenturat  e shteteve  që  kanë  qëndrim armiqësorë ndaj Kosovës dhe Shqipëtarëve në tërësi. Mjafton të  hetohen  zyrtarët- drejtuesit  e këtyre  organizatave   humanitare  islamike  dhe  lehtësisht mund të arrish në  përfundimin, që  personi i tillë, ka  lidhje gjaku, prejardhje-origjine, lidhje krushqie, lidhje  biznesi,  lidhje interesi, preajrdhje  kombëtare e  deri të kaluar të dyshimtë për lidhje  me  Serbinë apo si  indiferent  ndaj  përpjekjeve  për  Çlirim dhe Pavarësi të Trojeve  tona  gjatë Luftërave  të fundit.

Insituticonet  e Republikës së Kosovës, qëllimisht vepruan  me  vonesë, sepse edhe  brenda  institucioneve të Kosovës, sidomos në Prokurori, Polici, Gjyqësi, por edhe  në   qeveri, ka patur njerëz  që i kanë  ndihmuar në  mënyra  nga  më të ndryshmet. Ende  për fat të keq, fshehen  në Trojet tona Shqipëtare, nuk hetohen as nga  institucionet  e sigurisë dhe drejtësisë, as nga  studiuesit dhe  gazetaritë  investigative. Madje disa dhjetra raste kam gjurmuar, gjatë qëndrimit tim, në burgimin politik,  në  rastine  Grupit të Dobrosinit, nga ku kam ardhur në përfundim që: agjent  në  AKI; polic në policinë e  Kosovës; prokurorë madje edhe në Prokurorinë Speciale të  Republikës së Kosovës; Gjyqëtar në gjykatat themelore dhe të Apelit; zyrtar  në shërbimin korrektues të Kosovës; zyrtar në Ministrinë  e Brendshme, të Drejtësisë dhe të Jashtme( kryesisht); politikan( deputet) të Kuvendit të Republikës së Kosovës; kanë  qenë  mbrojtësit  kryesorë të këtyre  terroristëve islamik  të Serbisë dhe Agjentëve Islamik të Serbisë! Madje aq shumë  detaje kam patur  mundësinë  lehtësisht të  nxjerrja, sa që është  e  habitshme,  sesi  këta  zyrtar, ende  as nuk  i shqetëson aspak  Ligji! Në fillim: i fshehnin aktet terroriste të  Agjentëve islamik të Serbisë, kundër  Shqipëtarëve të caktuar, në Republikë të Kosovës, të  cilët  dekonspiruan  agjentët islamik të Serbisë;  duke fshehur fenomenin  e radikalizmit  dhe terrorizmit islamik sidomos para faktorit ndërkombëtar; duke  lejuar  operimin e  lirë të  organizatave terroriste islamike; duke mos kontrolluar burimin  e  të  ardhurave- origjinën  e  financimeve të islamit radikal; duke  mos hetuar  krimin  e organizuar të  organizatave dhe grupeve  terroriste islamike të Serbisë; duke  mos hetuar krimet e rënda  të grupeve  kriminale islamike( p.sh: plaçkitje  bankash dhe kazinosh); kontrabandën e  armëve  kryesisht nga Serbia; armët speciale për  atentate dhe akte terroriste  të  Agjentëve Islamik të Serbisë( mes tyre edhe  hoxha i njohur i Xhamisë së Madhe), ashtu edhe   tek terroristët islamik të Serbisë etj.

Shumica e  terroristëve islamik të Serbisë, asnjëherë  nuk janë akuzuar, madje edhe  në  disa  dhjetra  raste  kur  janë  akuzuar, aktakuza ka qenë e mangët  qëllimisht( p.sh: nuk janë  konfisku qëllimisht provat, e sidomos provat  që i lidhin  me  Serbinë; nuk janë  gjurmu  prejardhja e mjeteve  financiare të lidhura  me Organizatat terroriste islamike dhe me agjenturat e Serbisë dhe as nuk janë  konfiskuar ato; motivin  e kryerjes  po ashtu  nuk është  gjurmu! etj),  e pastaj aktgjykimi ka mbaruar lirues në  çdo rast kur janë  akuzu Agjentët Islamik të Serbisë. Institucionet  e Sigurisë së Kosovës,  shumë mirë  e dijnë, kanë  madje  edhe   fakte  të  mjaftueshme për  akuzim dhe  dënim, për  disa  dhjetra  hoxhallarë  vehabi që   operojnë  në Kosovë,  me dirigjim  nga  Agjenturat e  Serbisë, të cilët  i prodhuan  “terroristët  islamik të Serbisë!

Emërtimi “terrorist islamik të Serbisë”  është termi më  adekuat për t’i  quajtur këta  të dyshuar si kriminel, për faktin  që:

  1. këta gjetën “ideal” për të luftuar për një vend tjetër, derisa asnjëri nga këta  a familjarët  e këtyre nuk luftuan për Lirinë e  Kosovës;
  2. indoktrinuesit e këtyre  terroristëve islamik të Serbisë, është bërë  nga  Agjentët Islamik të Serbisë, të  cilët  në  asnjë rast  nuk janë  dyshuar,  madje edhe në  pak raste  kur janë  akuzuar, në  çdo rast   këta  janë  shpallur të pafajshëm( shkaku i intervenimit të Serbisë përmes  Fraksionit politiko-kriminal të UNMIK-ut  e pastaj të të njejtit  Fraksion  të EULEX-it);
  3. Identiteti kombëtar  pothuajse  fare nuk  ekziston tek këta  njerëz, e për më  shumë lidhjet  farefisnore dhe krushqisë, por edhe  biznesore shihen qartë  që kanë më shumë  afërsi me  Serbinë, Bosnjën, Turqinë sesa me Shqipëtarët;  si dhe
  4. Çdonjëri nga këta terrorist islamik të Serbisë,  kanë shkollim të  mangët ose  analfabet, kanë gjendje  të rëndë  ekonomike dhe  se shkuarja e tyre  në luftërat terroriste islamike në Siri a Irak,  ka patur  qëllim  përfitimit material.

Dukuria e “terroristëve islamik të Serbisë,  në Trojet  Shqipëtare”, nuk është e sotme, ajo daton që me herët në  histori. Me rastin e  ndarjes së Kishës  më 1054, në Kishën  Katolike dhe Ortodokse,  u thellu  hendeku. Aq  sa  ortodoksët më  parë siç dëshmon  historia, do  bashkohen  me  Perandorinë  Osmane, sesa me  katolicizmin. Më vitin 1371,  në Betejën e  Maricës,  u ndeshën  sllavët ortodoks të Gadishullit Ilirik, me Perandorinë  Osmane,  ku  për pasojë  u mposhtën, si rrjedhoj dy princët  serbë,  u bënë  vasal të  Sulltanit. Njejtë edhe në Betejën e  Kosovës, princi serb  ia falë  fitoren  Perandorisë Osmane duke  u bë  vasal të sulltanit. Edhe më  1 qershor 1453,  me rastin  e  emërtimit  për Patriark të Stambollit, të Genadiusit, nga  Sulltani,  u  firmos   përfundimisht aleanca  sllavo-greko-ortodokso-islamike! Gjatë  gjithë  kohës së sundimit  Osman,  vetëm  Shqipëtarët  shiheshin  si  katolik( këtë  e fakton edhe  Kodi i Car Dushanit, i cili  kreu  gjenocid  kundër  Shqipëtarëve  katolik!), pra si rrezik potencial prej nga fuqitë europiane( katolike), mund të  zbarkonin për të  filluar  ekspedita të kryqëzatave kundër islamike( nënkupto edhe  ortodoksët  e ndjenin veten të rrezikuar nga këto kryqëzata)! Prandaj si Perandoria Osmane  po aq edhe  Patrikana e Stambollit( pra kisha ortodokse serbe, greke), kryen  gjenocid  kundër  Shqipëtarëve. Askush më mirë  sesa  historia  jonë Kombëtare, por edhe elaboratet, memorandumet dhe ligjet   serbe, greke, ruse  e turke, nuk ka që ta  argumentojnë dhe të të ndihmojnë  ta  kuptosh,  implikimet  e këtyre  vendeve  për islamizmin e  Shqipëtarëve! Serbia veçmas   pas viteve  1850 e  më  pas,  ka përdorë  islamizimin e  Shqipëtarëve  në  format  nga  më të ndryshmet( p.sh: katolikët  Shqipëtar të Luginës së Preshevës, sidomos  Malësia e Karadakut, është islamizuar  tërësisht nga Mbretëria Serbe e më  pas!).

Ndërsa  atë  që paralajmëronim ne  që  kërkonim  që  në 2003, e  vazhdimisht më pas, që të  parandalohej  në rrënjë  terrorizmi islamik i Serbisë, në Trojet  Shqipëtare, e  sidomos në Kosovë, kjo  aspak nuk është  bërë! Por vitin 2012-2016 me  rastin  e shpërthimit të  dukurisë  së terrorizmit islamik të Serbisë, në Trojet tona( kryesisht në Kosovë), vetëm pasi   SHBA urdhëroi Institucionet  e Kosovës,  filloi luftimi  i kësaj dukurie!

Askush  nga  studiuesit e  mirfilltë të fenomenologjisë  kriminale,  nuk  mund ta   mohoj, rëndësinë  e   preventivës në  rastet e  tilla. Madje masa e tillë  sugjerohet. Parandalimi  është  forma  më  e lirë, më  e mirë, më  adekuate dhe më  e  suksesëshme, në  eliminimin  e plotë  madje, të dukurisë kriminale. Ndërsa luftimi i një  dukurie  kriminale, është  tejet  më  i kushtueshëm( si financiarisht ashtu edhe në  çdo aspekt tjetër), e që  është më pak  efikase, më vështirë të  jenë  adekuate për rastin konkret për ta  eliminu plotësisht dukurinë  e tillë. Sidomos  kur kemi të bëjmë  me  ideologji ekstreme, siç është terrorizmi islamik,  kjo edhe më shumë  vështërsohet  që të ketë  luftim të  duhur të  saj, derisa  është  shumë  tepër  më e  lehtë  të  parandalohej indoktrinimi, radikalizimi ekstrem dhe  ekstremizmi  islamik!

Shumica e vendeve  Euro-amerikane, si masë më  adekuate  ndaj  terroristëve islamik,  kanë  paraparë dëbimin  e tyre! Një  masë  e tillë, do duhej  adaptuar  edhe  në rastin e  qytetarëve  të Trojeve  tona, që do  shndërroheshin në terrorist islamik të Serbisë që  luftojnë  në vendet si Siri, Irak! Madje asnjë masë nuk mund të ketë më adekate sesa dëbimi  nga vendi yn, apo mos lejimi që të kthehen  në Atdheun tonë( sidomos ata që kanë  shkuar në luftërat terroriste islamike, në Siri, Irak etj). Ndërsa  çfardo mase tjetër, si: rehabilitimet post-traumatike, ndihma  materiale a financiare, apo  ndihma të tjera, trajtimet tjera nuk do jenë  efikase. Madje për fat të keq, shohim disa dhjetra terrorist islamik të Serbisë, tashmë  shihen që shpëtuan pa dënim meritor, me  dënime  minimale dhe qesharake, e për shumë vepra  kriminale ordinere dhe terroriste islamike nuk janë dënuar, e  për më keq, sërish  promovohen në medie rastet e tyre( p.sh:  terroristi islamik i Serbisë, i  rrethit të Kaçanikut, i dënuar për lidhje me  terroristin islamik të Serbisë Lavdrim Muhaxherin dhe për pjesëmarrje  në luftën terroriste islamike në Siri, si cili dihet që  në Kosovë, ka kërcënuar disa persona  si  pjestarë i Organizatës “Xhihadi Thërret”!).

Republika e  Kosovës, nuk mund t’i trajtojë me  trajtime psikologjike post-traumatike, psikiatrike, ata  që  janë  të indoktrinuar, sepse për  fat të  keq, as Ushtarët  e  Luftërave tona Çlirimtare, nuk i ka trajtuar. Nëse  do kishin merituar trajtim të tillë, do ishin ata  Luftëtarë të Lirisë, që shkaku i traumave të tilla, kanë kryer  vetëvrasje e deri edhe akte kriminale, ndërsa  të trajtohen terroristët  islamik të  Serbisë  është  absurd!

 

 

Më:04.01.2019

 

 

 

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

 

 

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s