Bosnia i përgjigjet Haradinajt: Nuk do njohim pavarësinë e Kosovës


 

Mbrëmë kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Sarajeva zyrtare që të shqyrtoj mundësinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar ministri i Punëve të Jashtme të Bosnja Hercegovinës, Igor Crnadak, i cili ka thënë madje se kjo ishte një deklaratë e gabuar, transmeton Indeksonline.

“Në Bosnje e Hercegovinë nuk ekziston mundësia e njohjes së pavarësisë së Kosovës, jo për shkak të qëndrimit të boshnjakëve e kroatëve, por për shkak të përfaqësuesve serb. Madje kërkesa e Haradinajt as nuk do të merret parasysh deri në përfundim të mandatit tim si ministër. Të gjithë kemi qëndrim unik dhe nuk ka shanse që kjo gjendje të ndryshoj”, ka thënë shefi i diplomacisë së BH-së.

Haradinaj gjatë takimit që pati dje me boshnjakët e Kosovës, me  rastin e ditës së tyre, ka kërkuar nga ata që të dërgojnë mesazh në Sarajevë që të ndërmarrin hapa zyrtarë për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Madje, ai kishte propozuar që të njihen edhe dokumentat e Kosovës në mënyrë që qytetarët të lëvizin lirshëm.

https://www.fmimages.net/

 

One comment

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s