Si u soll Gjergj Fishta me shkrimtarin serb, – Zotëri, a nuk keni karrigë? – e pyeti drejtuesi i seancës.


Gjergj Fishta dhe shkrimtari serb

Poeti kombëtar Gjergj Fishta shkoi në një konferencë shkrimtarësh në Romë. Në konferencë merrte pjesë edhe një shkrimtar serb, i cili në një libër të tij kishte shkruajtur se shqiptarët janë me bisht. Kur të gjithë u ulën për te filluar konferencën, Fishta ndenji në kembë.

– Zotëri, a nuk keni karrigë? – e pyeti drejtuesi i seancës.
– Karrigën e kam, por nuk ka vrimë ku të fus bishtin, – u pergjigj Fishta.
– Cilin bisht? – e pyeti i habitur drejtuesi i seancës.
– Bishtin që kemi ne shqiptarët për të cilin ka shkruajtur ky shkrimtari sërb, – tha Gjergji duke shenjuar serbin.
– Ju lutem zotëri, mos bëni shaka! – foli përsëri drejtuesi.
– Nuk po bëj aspak shaka, – u përgjigj Fishta, – sepse sërbi, o do të gjejë bishtin shqiptarëve për të cilin ka shkruajtur, o të dalë përjashta i turpëruar.

Shkrimtari sërb nuk e zgjati, por kokulur dhe i mbuluar me turp, doli nga salla./MekuliPress/

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

%d bloggers like this: