Legjenda serbe: Francezët e vendosën flamurin e Kosovës në katedrale, Zoti i dënoi!


Legjenda serbe e futbollit, Dusan Savic, përmes një postimi në Instagram i ka “goditur” francezët pas flakës që e kaploi katedralen Notre-Dame de Paris

Legjenda serbe dhe e Crvena Zvezdës ka folur për flakën që e ka përshkuar katedralen “Notre-Dame de Paris”, e cila u shkatërrua thuajse tërësisht.

Ai e ka përmendur një rast të gjashtë muajve më parë kur në këtë katedrale, gjatë festimit të fitores në “Luftën e Madhe”, ishte vendosur flamuri i Republikës së Kosovës.

Sipas tij, Zoti është i madh dhe ua ktheu francezëve këtë padrejtësi që e kishin bërë, pasi konsideron se shteti i Kosovës nuk duhet të ekzistojë.

“Francezë, a e mbani në mend 11 nëntorin 2018, në 100 vjetorin e fitores në ‘Luftën e Madhe’. Në katedrale ju e vendosët flamurin e shtetit të vetëshpallur dhe vetëquajtur narko – terrorist të Kosovës? Kush ishte përkrah presidentit tuaj? Unë e pash një shqiptar terrorist, po ju? Me mendjen në kokë, Zoti është i madh dhe sheh gjithçka”, ka shkruar Savic, ndërkohë që këtij postimi ia ka përcjellë fotografinë e Notre Dame në flakë.

Mediat serbe e kanë lidhur edhe Kosovën me një sulm eventual terrorist në shkatërrimin e kësaj katedraleje historike. /Gazeta Express/

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s