Mandoloni i quan skandaloze shkrimet e mediave serbe për djegien e Notre Dame


Ambasadori i Francës në Beograd, Federico Mandoloni, i ka cilësuar si skandaloze raportimet e disa tabloideve serbe, për rastin e djegies së Katedrales së Notre Dame në Paris.

“Për mua kjo nuk është Serbia që e kam dashur për këta 18 muaj që jam këtu. Dhe mendoj që njerëzit që po pretendojnë të mbrojnë vendin e tyre në këtë formë, po i shkaktojnë një dëm të madh’, ka thënë Mandoloni, shkruan B92, transmeton Gazeta Express.

Ai thotë se komentet e bëra nga mediat serbe, e kanë bërë të ndjej vetëm përbuzje.

Mandoloni ka folur edhe për reagimet e Aleksander Vucicit, e Ana Brnabicit, për të cilët thonë se kanë dërguar mesazhe solidariteti gjatë të hënës.

“Ajo që ndodhi mbrëmë në Paris është tragjedi për të gjithë Francën dhe të gjithë njerëzit në Francë”, ka thënë ai.

Tabloidet serbe që janë në përkrahje të Vuçiqit në Serbi, djegien e Katedrales së Notre Dame, e kanë cilësuar si një mallkim për Francën, pasi ky shtet e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës./GazetaExpress/

https://www.gazetaexpress.com

 

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s