Franca Nderon Ismail Kadarenë ‘Je Avokat I Kulturës Europiane’


Zyrtarisht kolosi i letrave shqipet Ismail Kadare është “Komandant i Legjionit të Nderit”, në Francë. Kadare, ka marrë titullin që i’u akordua pak muaj më parë gjatë një ceremonie të posacme në pallatin presidencial “Élysée” në prani të një rrethi të ngushtë personash të ftuar.

Presidenti Francez Francois Hollande i ka dhënë titullin Kadaresë në një cermoni të rrallë organizuar në nder të shkrimtarit, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili më heret pati dhe një takim me Hollande.

Ai përshëndeti me këtë rast Kadarenë duke e cilësuar si “autor i mrekullueshëm i historisë së Ballkanit.”

“Ju jeni një avokat i pasionuar i kulturës të Evropës dhe i thashë Kryeministrit: për fat të mirë ka evropianë që nuk i përkasin Evropës dhe që e duan Evropën”, nisur nga kjo kreu i Shtetit bëri pak ironi, në një ceremoni të ndjekur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shkruajnë mediat franceze.

“Ju jeni shqiptar dhe flisni frëngjisht, keni zemër evropiane dhe shpirti universal” vazhdoi Francois Hollande, duke e përshkruar Ismail Kadare si “autor të mrekullueshme të historisë së Ballkanit.”

“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1963), “Kronikë në gur” (1970) apo “Prilli i thyer” (1978), janë fiksione të tij nga konteksti i historinë së Shqipërisë, duke bërë denoncimin se totalitarizmi ka pasur një ndikim të rëndësishëm ndërkombëtar.

Presidenti Hollande zakonisht nuk e jep vetë çmimin ose kjo ndodh në raste të rralla. Në ato raste që ndodh zakonisht jepet për disa persona bashkë, pra një ceremoni për disa fitues, shkruajnë mediat.

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s