Hyrja në  fshatin Rahovicë, pika tek Mulliri, 12 maj 2001


 

Pikën e Brijës, ku forcat serbe  ishin më të shumta, nuk  bëmë  as përpjekjen minimale  serioze për t’i thy.[1] Pasi na u dha urdhëri për t’u kthy mbrapa nga Prroi i Tërdhave, në ora 16:45, me arsyetimin që  me  rënijen e   mbrëmjes  do risulmonim në drejtim tjetër, jemi kthyer  në Brijë( tek  mortaja 60 mm), e cila sipas  raportimit të ushtarit tonë, që e përdorte kishte gjuajtur  rreth 10 predha. Na u tha  që njësia  jonë( që e komandonte Terri), duhej të  tërhiqeshim, kështu që vazhduam  për tek kryqi i “Lakut të Madh”. Nga kjo kuptohej  që Terri si i besueshëm i Shpëtimit, kishte dijeni paraprake  për hyrjen  në  Rahovicë, po ashtu kishte dijeni  për planin  e sulmit kundër Brijës,  e që nuk  shqetësohej, nuk diskutonte  fare për  mos suksesin tonë( që nuk e thyem  Brijën, madje  as nuk gjuajtëm  direkt  në forcat serbe).

Tek kryqi i Lakut të Madh,  disa metra  anash, kah Përroi i Bukocit,  ( ku ishte  pozicioni i  mortajës tonë 82mm dhe një 60mm), qëndruam  me  eprorin e  njësisë së artilerisë. Në atë çast, na konfirmohet urdhëri:” po hyjmë  në Rahovicë!”, të cilën  Terri e  tha, pasi komunikoi në radiolodhje  me Shpëtimin.  Gjatë kësaj  kohe, bisedonim, mes tjerash edhe  për mos angazhimin e  asnjë  fshati tjetër( as Shoshajës së Epërme, Gosponicës,  Muaxherës). Këtë  e shoqëroi edhe me një fjali të  çuditshme:” unë po hy por i gjallë nuk kthehem!” Shumë mirë  e  njihja sesi  sjellej  në  raste  luftimesh, prandaj  ishte  e habitshme  për mua fjalia e tillë.

Fjalia e Territ; mosthyerja e Brijës; mosthyerja e Pyllës( që patjetër  së paku kjo do duhej të thehej), ishin të habitshme dhe s’dukeshin serioze, por  vinte erë  tradhtie. Terri herave  tjera shprehej: “komanda zbatohet, nuk diskutohet”( madje edhe komandat e paarsyeshme!), derisa edhe këtë herë  si edhe  në  një rast tjetër, në rastin e hyrjes  në  betejë,  filloi ta arsyetonte  hyrjen, duke  thënë  që :” Shpëtimi  vazhdon  me  thy Pikën e  Pyllës, kurse  neve  na duhet me  marr Rahovicën, ku i kemi   750 ushtar, e do sulmojmë  Pyllën edhe nga poshtë,  do na  vijnë  ushtar edhe nga Dobrosini, pastaj nga Tërnoci etj etj!” Arsyetimin e  dha, sepse  ne ushtarët  shprehnim habinë sesi po hyjmë  në rrethim! Por habija jonë, pra edhe pse ishim  disa ushtar  që ishim  sprovu në beteja  tjera, u treguam  shumë naiv dhe lehtësisht të mashtruar, më së shumti  na  mashtroheshim nga  dëshira për të  gjuajtur kundër forcave  armike.

Njësia jonë, kishte 14 pjestarë, që  do  hynim  në Rahovicë, mes tyre kisha besim  në rreth 6 ushtar, të tjerët  i njihja  që nuk ishin dalluar  fare  në betejat  e mëparshme, madje disa i njihja edhe për  spijun, agjent e  bashkëpunëtorë të armikut, disa edhe si frikacak e tradhëtar. Armët që kishim: një top dore 40mm; dy RPG-7; një RPG-2; disa zolla( M80); një pushkomitroloz M84; disa pushkomitroloz të lehtë,  të tjerët  pushkë  automatike dhe  një RBL-79( Os).

Më 12.05.2001, paradite në  Poligonin për ngritje të Flamurit në Bukoc,  gjatë  strukturimit të njësisë,  komandanti i ZOP-së ( Shpëtimi) dhe  komandanti i Batalionit “Qenan Ibrahimi” ( Terri), strukturuan  shpërndarjen e  armëve  anti-tank. Ngaqë ndër më së miri i njihja  secilin ushtar në  këtë  batalion, dyshoja edhe në përdorimin e  armëve  anti-tank. Andaj Osin kisha këmbëngulur që  ta merrte  një  shokë të cilin e njihja  si për luftarë të mirë, por që  në Betejën e Rahovicës pos  një predhe asnjë më shumë nuk ka shkrepur( për të cilin kisha fituar zhgënjim). Paraprakisht  kisha  tentuar  ta mbaja  vetë Osin  e pastaj një  RPG-7, por edhe këtë  herë isha mashtruar ( më ishte  thënë:” ti ke  84-shin që duhesh  krejt  kohën  me gjujt!”), në fund  më lanë  si zëvendësues  të një grupe për gjuajtje me  RPG-7! Derisa kisha dy zolla( M80),  për më keq pastaj  në  fshatin Rahovicë, njërën ia dhash shokut  që kishte   Osin( e  të cilën e kam pa të hudhur  në  afërsi të  prroit të Markut, pas lufte!). Pos predhave  jo aq  të mjaftueshme, e  as  nuk kishim predha  rezervë në Rahovicë, sidomos  për  RPG-7,  të cilat  ishin ndër  më të  rëndësishmet, kundër blindave, nuk kishte as zolla  e as predha të mjaftueshme për  Osin( RBL-79).  RPG-7 nga  njësia jonë,  që u përdorën  me  sukses në  Betejën e Rahovicës, ishte  vetëm njëra, që përdori  Dëshmori Kastriot  Arifi.

Jemi nisur në  ora 17:05 afërsisht, rrugicës  kah Prroi i Markut, nëpër  këtë  rrugicë( monopat),  kisha  kaluar disa dhjetra herë  për në Rahovicë, për  dërgim  armësh, furnizim lufte etj. Gjatë  rrugës, jemi  ndalur  në disa vende, për  t’iu  shmangur  syrit të  forcave  armike  nga kodra e Brijës( prej nga  mund të shihej)!

Në  hyrje të fshatit  Rahovicë, përmes  përroit që shpie tek “mulliri i Krumve” kemi dalur  në këtë  pikë. Aty gjetëm  disa  civil të armatosur, e  disa të tjerë  më pas  erdhën, por po ashtu u mblodhën edhe civil të  paarmatosur.

Filluam  hapjen e  istikameve( në pikën e shenjuar me numrin 1) dhe  mbushjen e thasëve  me rërë dhe gjetjen e  pozicioneve të përshtatshme, derisa  komandanti i Njësisë më shumë merrej me shpërndarjen e kësaj  njësie  në  tërë  fshatin. Kastriot  Arifi dhe  dy ushtar të tjerë,  komandant Terri i  caktoi  për kah Pika e Preshevës, disa të tjerë i shpërndau në  anët tjera. Në pikën  tek Mulliri, mbetëm  disa  por  që në  fakt  vetëm  edhe dy tjerëve  mund t’i besoja  deri në një masë.  Pasi u angazhova  në  krijimin e  fortifikimeve dhe pozicioneve në këtë  pikë, pas  gati një orë i mbaruam  disa. Komandant  Terri u kthy  në këtë pike, në  atë  rast, i kërkova lejen  që  të pozicionoheshim  M-84[2] dhe  RPG-7, në  kodrat në  anën e majtë të kësaj pike( kodrat në dy anët e  përroit të Markut, pra në  pozicionet 2 në hartë), kurse  në  pikën  frontale të “mullirit” të  linim  sa më pak ushtar( e shenjuar në numrin 1).  Logjikisht  e prisja  që  armiku fillimisht apo paralelisht do na sulmonte edhe  në  drejtimin  4( të paraqitur në hartë), e jo vetëm  me sulm  direkt( në drejtimin 3 të paraqitur në hartë). Reagimi i Territ  ka qenë  tepër kategorik, që  vetëm  tek  “mulliri”( pra tek numri 1, i figuruar  në hartë), asesi  jo në kodrat afër( në pikat 2 të shenjuara në hartë), kjo ishte  përgjigja më utopike. Nga përgjigjeja që dha, kuptova  që  Terri zbatonte  urdhëra, kurse unë  këtë  e  kuptova si tradhëti që do na ndodhte, e ndjeja  humbjen  e kësaj beteje, në këtë pikë. Sërish nuk këmbëngula!

Më pas, pasi mbaruam  pozicionet në  pikën 1( të shenjuar në hartë), shkuam  të flenim  në  katin përdhes të  një shtëpie, derisa  ruanin  disa civil të armatosur.  Më pas,  më zgjojnë, ku Terri më urdhëron të shkoja  në Pikën e Fushës( tek  shtëpia ime). Në atë  rast  një  nga zolat  e mia, ia lash këtij shokut që besoja  që do e përdorte, duke shpresuar që  në pikën ku do shkoja  do gjeja  RPG-7. Babai im kishte  kontaktuar me Terrin,  ku i kishte kërkuar  që asnjë ushtar nuk kishte në pikën e Fushës( tek Familja ime), derisa në pikat tjera kishte  të pozicionuar ushtar, pos civil të armatosur, shkaku i së cilës  Terri  kishte  urdhëruar  shkuarjen time atje.

000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000000

Harta 1. Harta  e pozicionimit të Pikës së Mullirit: 1. Pika e mullirit, realisht siç ndodhi të ishte; 2. Pozicionet  që i kërkoja, por që  komandant Terri nuk i lejoi; 3. Drejtimi nga do sulmoheshim( të gjithë e pritnim  në këtë  drejtim).4. drejtimi nga do sulmoheshim për t’na  marr krahun.

Forcat serbe, fillimisht erdhën nga  drejtimi i Preshevës për në Rahovicë, pastaj filluan të lëviznin në  drejtim të  fshatit Rahovicë,  njëkohësisht   nëpër  fushë( kah Pikat e Fushës) dhe  kah pika  e Mullirit. Sulmuan  në drejtimin  3( shënuar në  hartë), derisa pasdite, konfirmohet që forcat serbe  në këmbësori kishin sulmuar edhe nga krahu malor( shënuar me   numrin 4). Nga  forcat armike ishin rreth 3 tanke, një  BMP dhe një BOV me mitroloz, ndërsa nga forcat tona  thuhej se armiku sulmoi me disa qindra ushtar, e  disa dhjetra  blinda! Praktikisht mund të llogaritja  që armiku kishte  në  drejtimin 3, rreth  30 ushtar, e jo sa  na  thonin  disa  bashkëluftëtar, që shifrën e  ngritnin në disa  qindra e deri në  disa mijëra.

Të hënën,  nga Shoshaja e Epërme vijnë  në përforcim  disa ushtar,  mes tyre edhe Bardhyl Osmani, Mehmet  Hajdini, Nderim Hajdini, Latif Ahmeti etj( këta   katër  i besoja  për ushtar të  vërtetë).

Të dielën  rreth orës 10, në Pikën  e Jasharëve( në Pikat e Fushës), vje  Fehmi Shaqiri( vëllau i Shpëtimit), me një  ushtar frikacak e tradhëtar( Danushi nga fshati Rahovicë), duke  kërkuar  që  unë, apo Valon Jashari, të shkonim  ta mbronim  Brijën, sepse  nuk kishte  më ushtar  atje që do ta mbronin. Në këtë rast, babai im, kërkon që me  urdhër të komandantit të  merrte  disa dhjetra  bashkëfshatar të armatosur,  më të moshuar  që të shkonin në mbrojtje  të Brijës, kurse  djemt  e  ri  të qëndronin në Rahovicë, për  të qenë  më  të manovrueshëm. Fehmi Shaqiri, nuk pranoi- ishte e  qëllimshme, sepse  s’donin  beteja të përgjakshme  në Brijë!

Në ora 15:00, vje  një kushëri i imi( i cili ishte ushtar), të cilin e  njihja për  spijun të armikut, i cili më thotë:” komandant Terri të kërkon, me ardhë në përforcim në Pikën e  Mullirit, se  këmbësoria serbe  e ka marrë  malin e po na gjuajn  nga  andej( pra  kodrat ku  kërkoja të pozicionoheshim  të shënuara  në hartë në numrin 2), dhe  vazhdon:” e vrajtën  Mitat Musliun!” Aty  ashpër e me nervoz i përgjigjem:” i kam thënë Territ, në ato kodra na duhet me dal, e tash  shkoni merrni ju vetë!”

Nga sa përcjellja  luftimet prej Pikës ku isha( Pikës së Jasharëve), dhe dëgjimit   të krismave,  që në  ndeshjen e  parë, forcat tona u tërhoqën për rreth 200-300 metra mbrapa. Ishte vrarë Mitat Musliu, në rrethana  të dyshimta, derisa në  lidhje  me këtë dyshoheshin  që kishin dorë në tradhëti dy shqipfolës nga  fshati dhe  një eprorë i yni me grupën e tij, që kishte  hyrë nga Bukoci  kah Prroi i Markut!

Ditën e  dielë dhe të hënë, 13-14.05.2001, në orët  e para rënjes së  mbrëmjes, shohim që maleve iknin  fshatarët e fshatit Rahovicë, këtë  e kuptuam  që  e kishte organizuar si formë të dezertimit  Musli Rashiti( i cili ishte caktuar si Komandant i civilëve të fshatit Rahovicë, por të cilin e  njihja  për njeri  të Serbisë). Në këtë  rast kishin ikur  edhe ushtarët  tonë, të Pikës së Mullirit, edhe pse disa nga këta  i kam kontaktuar edhe pas luftës,  gënjejnë duke  u arsyetuar që  gjoja janë tërhequr  ditën e martë( një ditë më vonë), por nuk e  arsyetojnë tradhëtinë-mos lajmërimin e pikave afër tyre!

Gjatë  ditës së hënë, forcat serbe, me tank  rreth 3  herë( sa i kam pa), kanë  gjuajtur  nga  pika e  Fushës( nga tanku që ishte drejtuar kah  pika e Familjes time), në drejtim të pikës së mullirit. Në atë rast  pika ime, pika e Studentit, pika e Malsorit, nuk kemi shkrepur  asnjë plumb( dmth praktikisht ne  kishim bërë  tradhëti, duke mos goditur  armikun!). Edhe pse  thuhej, që Bardhyl Osmani( Delta), gjoja  ka gjuajtur një predhë RPG-7, kundër këtyre tankeve, por  kjo mbetet vetëm gënjeshtër, sepse  asnjë fishek realisht nuk është shkrepur nga ne. Një RPG-7 e kishte  Xhemajl Fazliu( Studenti), derisa  në mëngjesin e ditës së hënë, i kisha kërku komandant Territ, që t’ma  siguronte një  RPG-7 me  rreth 6 predha  edhe për pikën tek Familja ime, por ai më garantoi që  Serbia s’do na sulmonte nga fusha-e që unë nuk e  besoja!

Në fshat u vërejtën  shumë  bashkëpunëtorë të Serbisë, agjent  e propagandues të Serbisë, hoxhallarët dhe shumica e mësuesëve që  ndihmuan  Serbinë,  politikan që  ikën nga  fshati për   në Iliridë( Skender Destani) e ca të tjerë për në  Preshevë; veprimtari të shtuar të  tradhëtarëve dhe agjentëve të Serbisë, tradhi kundër ushtarëve tonë etj etj.

Pika tek Mulliri,  është  tërhequr pa lajmëruar pikat  tjera kah Fusha, siç këtë tradhëti e bënë edhe të gjitha pikat tjera, duke i lënë  vetëm pikat e Fushës të mbetnin në fshat! Tërheqja e ushtarëve  tonë, nga fshati Rahovicë, u bë  ditën  e hënë rreth mbrëmjes. Pika e Preshevës, pas plagosjes  së Territ dhe Kastriot Arifit, kishte dërguar  një  ushtar( Naniçkën), që t’na  sjellte komandën, por pastaj Ismal dhe Xhevat  Demiri deklaruan që  sapo biseduan me Shpëtimin dhe s’ka komand  me u tërheq. Një  ushtar që kisha dërgu për ta  lajmëru tërheqjen e  Xhemal Fazliut,  kthehet duke  më thënë  që:”studenti tha s’ka komand  me u tërheq!”

 

Më:22.05.2019

 

 

 

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

 

 

 

[1] Shkrimi është pjesë e  shkëputur  e librit tim të papublikuar ende në lidhje me UÇPMB-ën.

[2] Nga  pozicionimi i tillë,  shpresoja që  mund të  gjuaja dhe të  mbuloja e t’i mbroja edhe pikat tjera, si ato të Fushës, tek varrezat e Zhunicës, bazën  serbe  tek  Çiku në Preshevë, pikën  kah Presheva,  tek Gurishtja dhe  kundër pikës  së forcave  serbe  tek Kisha  e fshatit Rahovicë! Por sidomos  në rast sulmi kah pika e  Mullirit të gjuanim nga krahu pasi të jenë   ndeshur  forcat serbe  me   forcat tona tek  pika e Mullirit.

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s