Gjenialiteti ushtarak i Gjergj Kastriotit!


 

 

Për madhështinë  e Gjergj Kastriotit,  deri më sot,  kanë  shkruar  qindra  autorë të ndryshëm,  qindra libra e kompozime  të ndryshme,  ashtu  edhe   kryesisht në  vendet Europiane,  ka  sheshe, rrugë,   përmendore  në  kujtim të tij. Ushtarakët  më  të mirë   të botës,  të mëpasëm,  do ta kenë  si udhërrëfyes gjenialitetin  ushtarak të Gjergj Kastriotit. Shiko p.sh: në Britani të Madhe, Francë, Itali, por edhe vetë  sulltanët  Osman  ishin të frymëzuar nga “Luani  i Arbërorëve”!

Mjafton  të  krahasohet  vetëm disa elemente  që  i dhanë   Lavdinë  e Përjetëshme Gjergj Kastriotit:

  1. Numri i ushtarëve të tij, përballë ushtrive osmane, në çdo betejë Ushtria Arbërore nuk kishte më  shumë se 15.000 ushtar( në tërësi), derisa  ushtritë  osmane  llogaritnin  mbi 100.000 deri 250.000 ushtar! Një ushtar  Shqipëtar  luftonte   në çdo  betejë  kundër osmane  me së paku 8 deri në 300 ushtar turq.
  2. Numri i të rënëve  të Ushtrisë Arbërore, kurrë nuk shkonte  në një mijë  ushtar, derisa  ushtritë  osmane humbnin  në çdo  betejë kundër Arbërorëve, nga  disa mijëra deri në dhjetra mijëra  ushtar!
  3. Histortë ushtarake, tregojnë  që në çdo rast kur  ka patur  tradhëti  nga figurat  më të larta,   armiku gjithmonë  ka arritur të fitonte! Gjergj Kastriotin edhe pse e  tradhëtoi  Mojsi Golemi,  Hamza Kastrioti,  në asnjë  rast armiku nuk arriti ta fitonte as edhe një betejë!
  4. Në histori dhe historinë ushtarake nuk ka  raste  kur një  shtet  të arrinte t’i bënte  ballë njëkohësisht  dy  Superfuqive të  kohës,  në vitin 1448 Ushtria Arbërore njëkohësisht mposhti  ushtritë  Venedikase dhe  ushtritë  Osmane!
  5. Në maj 1453, Sulltan Fatihu pushtoi Konstantinopojën, derisa Krujën  tentuan  ta  pushtonin në Rrethimin I më  1450( pa topat  e mëdhej Osman); në Rrethimin II më 1466( me  topat  e mëdhej Osman); në Rrethimin e  III më 1467( me  topat  e mëdhej  Osman).[1]

 

Sipas burimeve historike, mesatarisht Ushtria e Gjergj Kastriotit, vrau mbi 150.000 ushtar  osman, prej tyre vetë Gjergj Kastrioti në  beteja vrau mbi 3000 ushtar  osman. Ushtria e Gjergj Kastriotit kishte Gardën Pretoriane me 5.000 djem më të  ushtruar për kohën dhe me ushtrinë  “ushtar për oxhak” që  ishin deri 15.000 ushtar.

Në çdo betejë  një ushtar Shqipëtar  luftonte përballë 8 deri 300 ushtarëbe osman!
-Beteja e Torviollit (22.000 ushtar osman të vrarë) dhe disa mijëra robër lufte;
-Beteja e parë e Mokrës (1500-1800 ushtar osman  të vrarë);
-Beteja e Otonetës (5000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e parë e Oranikut (3000 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i Svetigradit (20.000-22.000 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i parë i Krujës (20.000-25.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Modriçit (7000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e parë e Meçadit (7000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Pollogut (3000-3500 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Beratit (500 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e dytë e Oranikut (500 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Albulenës (30.000 ushtar osman të vrarë) dhe 15.000 robër lufte;
-Beteja e dytë e Mokrës (4000 – 6000 ushtar osman  të vrarë);
-Fushata e Skenderbeut në Maqedoni (12.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Ohrit (10.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e parë e Vajkalit (4800-5000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e dytë e Meçadit (7000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e dytë e Vajkalit (6000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja e Kasharit (25.000-27.000 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i dytë i Krujës (2500 deri në 4000 ushtar osmanë të vrarë);
-Rrethimi i tretë i Krujës (3500 ushtar osman të vrarë);
-Rrethimi i Shkodrës (20.000 ushtar osman të vrarë);
-Beteja Shqiptare kundër Osmano/Venecianët (2500 ushtar osman të vrarë dhe 600-800 ushtar venecianë të vrarë);

Fushatata në Napoli( rreth 1800 ushtar armiqë të vrarë);

Fushata ndëshkuese kundër Brankoviqit (mbretit serb), deri në 1500 serb.

Asnjë prijës  ushtarak  në  historinë  botërore  nuk mund të kishte  ndikim frymëzues, motivues për ushtaraët  e tij, popullin e tij sesa Gjergj Kastrioti. Populli Shqipëtar me  rastin e kalimit në  amshim të  Gjergj Kastriotit, e  kishin  kuptuar  që  vetëm  Ai ishte  Ushtria dhe  Ushtria  Arbërore  pa të nuk mund të ishte  asgjë!

Në çdo Luftë  për  Liri, që  bëmë  Shqipëtarët, luftëtarët  Shqipëtar frymëzim, motivim  patëm  vetëm  Prijësin  më  Madhështor  të Kombit tonë!

 

 

 

Më:10.06.2019

 

 

 

 

 

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

 

 

 

 

 

 

 

[1] Sa për kuriozitet, Konstantinopoja  ishte  thyer  vetëm nga tre  topa të mëdhej, derisa në  Rrethimet e  Krujës( Rrethimin II dhe III), janë  përdorë nga  6 dhe 9 topa të mëdhej, të njejtë  me ata të  përdorur kundër Konstantinopojës dhe nuk patën  sukses!

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s