Nuk ndalet Buxhovi: Shumë pjesëtarë të FSK’së janë të përfshirë në veprime kriminale e terroriste


Nuk ndalet Buxhovi: Shumë pjesëtarë të FSK’së janë të përfshirë në veprime kriminale e terroriste

 

Një nga themeluesit e LDK’së dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, ka lëshuar një deklaratë tjetër gjatë ditës së sotme, ai ka thënë se shumë pjesëtar të FSK’së janë përfshirë në disa veprime kriminale e terroriste, shkruan Gazeta Metro.


Buxhovi pasi deklaroi ditë më parë se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër, tani ka vazhduar të merret me Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ai ka thënë se shumë pjesëtar të FSK’së janë të përfshirë në organizata kriminale dhe terroriste.

“Askund nuk kam deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është bartëse e këtij procesi. Përkundrazi, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka përfunduar misionin e saj në qershor të vitit 1999, diku në shtator apo tetor është demilitarizuar në përputhje me marrëveshjen (Michael) Jacksonn- (Hashim) Thaçi dhe aty ka filluar një mision tjetër i FSK-së ku po ashtu ka probleme të shumta, ku po ashtu shumë pjesëtarë të FSK-së janë përfshirë në disa veprime kriminale, terroriste dhe tjerë, por është një kapitull tjetër”, ka thënë Buxhovi për Zërin e Amerikës.

Kujtojmë se Buxhovi ditë më parë tha se lufta e UÇK’së nuk ka qenë e pastër, deklaratë kjo ngjalli reagime të shumta në Kosovë./gazetametro.net

https://gazetametro.net/

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s