Historianët i reagojnë Sava Janjiçit: Manastiri i Deçanit është okupuar nga serbët


Kryesia e Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, reagon ashpër ndaj deklaratave të, siç e quajnë ata, klerikut serbomadh anti shqiptarit Igumenit Sava Janjiçi, i cili shërben në Manastirin ortodoks shqiptar të Deçanit, manastir ky i uzurpuar nga pushtuesit serb që në periudhën mesjetare, deklarata këto që u beri mbrëmë në emisionin e lajmeve “Ditari” të Zërit të Amerikës.

Gjatë intervistës së dhënë për Zërin e Amerikë, Igumeni Janjiç ndër të tjera duke ju referuar luftës së fundit në Kosovës, ai theksoi së : “Gjatë luftës Manastiri ka ndihmuar qytetaret shqiptarë”.

“Kjo nuk qëndron dhe assesi nuk përket me realitetin. Manastiri i Deçanit gjatë kohës së luftës çlirimtare në Kosovë, ka luajtur një rol negativ dhe ka bere veprime anti shqiptare. Ne, i rikujtojmë Igumenit Janjiç se ende janë të freskëta në memoriet tona, meshat kishtare në të cilat drejtuesit me të lartë të Manastirit të Deçanit, po në këtë tempull kishin “lagur me ujë të shenjtë dhe tymosur me tym”, qindra paramilitarë serb të cilët me pas kanë kryer krimet me të rendë kundër shqiptarëve të Deçanit me rrethinë por edhe me gjerë”, thuhet në reagim.

Po ashtu ai ndër të tjera theksoi: “Manastiri Deçanit i përket kishës ortodokse serbe”, është e pa vërtete se Manastiri i Deçanit i takon kishës serbe, Manastiri i Deçanit është tempull fetar i shqiptarëve ortodoks, i cili është rindërtuar mbi themelet e një tempulli iliro-dardan, e manastiri është ndërtuar nga Fra Vita Kuçi në tokën e Haka Kuçit nga Deçanit.

“Ky tempull i shqiptarëve është okupuar nga pushtuesit serb në krye me Stefan Uroshi III, djali i Millutinit dhe babai i Stefan Dushanit. Në relacionet e shekullit XVII, Fra Kurbin relator i papës së Romës, veç se përshkruan Manastirin e Deçanit, ai thekson së në Manastirin e Deçanit ka takuar priftërinj shqiptarë”, thuhet në reagim.

Ndër të tjera Igumeni Janjiç theksoi se : “Ne kemi dokumentet e Kosovës, ne respektojmë ligjet e Kosovës”, pafytyrësia e tije shihet në këto deklarate publike, sepse Igumeni Janjiç, nuk i njeh dhe nuk i respekton ligjet e Kosovës, sepse nëse ai e kishte pranuar realitetin e ri në Kosovë, vendit tonë nuk do të ju kishte referuar si Republika e Kosovës, e jo si “Kosova e Metohija.

Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i kërkon Igumenit Janjiç që të tërhiqet nga deklaratat e tija dhe të kërkoj falje për gjenocidin që ka kryer populli dhe shteti serb kundër shqiptarëve të Deçanit e Kosovës.

“Po ashtu, ne i kërkojmë Igumenit që të tërhiqet nga provokimi i situatës së sigurisë në Deçan, sepse pronat dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria”, nuk i takojnë Manastirit të Deçanit, po pronat i takojnë dy ndërmarrjeve dhe Komunës së Deçanit. Ne, i rikujtojmë Savës dhe vartësve të tije, se nuk ka shqiptarë që do të bartë pronën dhe Ndërmarrjet “Apiko” dhe “Iliria” në pronësi të Manastirit të Deçanit, sepse për ne vendimi i vitit 2016 i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, është i papranueshëm dhe i pazbatueshëm sepse me këtë dokument legjitimohen vendimet e kohës së masave të dhunshme të kohës së Millosheviqit”, thonë historianët.

FMimages Albania

 

Lë koment:

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s