Shokuese: BIK-ut i zihen 21.000 kilogramë mish HARAM në depo, Agjencia e Ushqimit tregon rastin (Foto)


21 ton mish që mbahej në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, që ndodhet në Veternik të Prishtinës, është agjësuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, pasi që ka qenë mish i prishur se nuk guxon të konsumohet. AUV ka konstatuar se në depon e BIK nuk ka pasur kapacitet për ftohje dhe se ngrirja nuk është bërë me kohë.

Se mishi në deponë e Bashkësisë Islame të Kosovës mbahej në gjendje të tmerrshme kjo dihej gjithandej. Madje, një gazetë online me emrin Insajderi kishte raportuar për një gjë të tillë, dhe Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës së fundi mori mundin të dilte në terren.

Kjo agjenci ka konstatuar se mishi nuk guxon të përdoret për konsum pasi që nuk ka qenë i ngrirë me kohë, e për çka edhe është prishur.

“Inspektorët Veterinarë të Agjencisë se ushqimit dhe Veterinarisë menjëherë kanë realizuar kontrollin e depos. Aty kanë hasu në një sasi prej 21 tonë mish lloji i gjedhit. Pas inspektimit të detajuar, inspektorët kanë vlerësuar se fillimisht mishi i deponuar aty nuk është ngrirë me kohë”.

“Kapaciteti ftohës i depos nuk ka arritur qe të ngrijë mishin në temperaturën e nevojshme ruajtëse dhe si pasoj ka ardhë deri tek, kontaminimi apo prishja e mishit.  Nga kontrolli fizik dhe organoleptik është konstatuar se mishi ka filluar të ndërroj ngjyrë, disa nga paketimet kanë pasur rrjedhje gjaku, qe dëshmon se mishi është shkrirë e ri ngrirë dhe ka filluar të kundërmojë erë (ka filluar procesi i putrifikimit)”, tha zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi.

Sipas Thaçit, bazuar në këto të gjetura është vendosur asgjësimi i sasisë prej 21 tonësh.

“Bazuar në ligjet në fuqi dhe procedurave standarde të kontrollit, bazuar në të gjeturat e lartë cekura, inspektoret kanë vendosur qe të bëhet asgjësimi i gjithë sasisë prej 21 ton për shkak sepse nuk i plotëson kushtet për konsum”, tha Thaçi.

Sipas tij,  Bashkësia Islame ka krijuar kushtet për asgjësim sipas vendimit të Inspektorëve.

“Asgjësimi ka filluar sot dhe është duke u kryer nga kompania pastrimit të mbeturinave,  në deponinë  të mbeturinave në Obiliq nën mbikëqyrjen e inspektorëve të AUV-së”, tha ai.

Shpërndaje në:

https://www.periskopi.com/shokuese-bik-ut-i-zihen-21-000-kilograme-mish-haram-ne-depo-agjencia-e-ushqimit-tregon-rastin-foto/?fbclid=IwAR3wum2sXjww9TpevILDfDcU2YUVvIXYJxKc3pKJu8Xo1b_4XZM-IYee5d4

 

Lë koment: