Lugina e  Preshevës përballë  kolonializmit  osman dhe turkifikimit sllav


 

 

Shqipëtarët  e Luginës së Preshevës, kanë fatkeqësinë  që të jenë në kufi të Trojeve  Shqipëtare, pos saj të jenë  në një  nga korridoret që njiheshin që në lashtësi që lidh Euro-Azinë( korridori Morava-Vardar). Shkaku i këtyre dy  fakteve, ka  ndodhë të përjetojë  tragjedi të  shpeshta në  histori, madje të ndeshemi me  tre armiqët më të përbetuar që njohu Historia jonë Kombëtare: pushtimin Bizantin; pushtimin Osman, pushtimin sllav.

Të moshuarit  shqipëtar të  Luginës së Preshevës, dëshmonin “ ai është bërë turk”- në rastin kur  një shqipëtar  është bërë musliman, derisa  deri para 2-3 dekadash, të gjithë Shqipëtarët e kësaj ane, e quanim veten “elham durilah jam turk!” Perandoria Osmane ishte  tolerante në çështjen e besimit deri në  Kryengritjen e 1689, kur nën emrin e Kishës Katolike dhe Heroit të Kombit tonë Pjetër Bogdanit, nën  ndihmën e  Austro-hungarisë, u organizu kryengritja antiosmane. Kryengritje kjo e dështuar, edhe  nëpër Luginë të Preshevës la gjurmë, e që pas 1690 përdhuni filloi islamizimi i Shqipëtarëve të ultësirës së Luginës së Preshevës( dëshmohet edhe nga  gojdhënat e  popullit). Kryengritjet antiosmane ishin të vazhdueshme. Sulltanët Osman në vitet 1836 me dekrete filluan  osmanizimin e Shqipëtarëve, që nënkuptonte edhe tjetërsimin   kombëtar, ndalimin e gjuhës shqipe etj.

Atë që s’mund ta  arrinin Osmanët-Turqit, u përpjekën ta bënin  serbët, duke  i turqizu, islamizu, boshnjakëzuar, maqedonizuar e në fund edhe duke i shpërngul  Shqipëtarët. Serbia përpiloi nga Naçertaninë e deri në Librin e Kaltër, pra prej 1844( pra vetëm pak vite pas Dekretit  Osman të  vitit 1836), e deri tek Libri i Kaltër i  viteve të 90 të  shekullit të kaluar,  në mënyra eksplicite apo implicite  që Shqipëtarët të  quheshim turq, të shpërnguleshim me dhunë dhe  metoda tjera për në Turqi, apo të asimiloheshim etj. Çfarë shpikte  Perandoria Osmane a  Rusia( më 1815, ambasadori Rus,  parapa  infiltrimin e hoxhallarëve, për qëllime politike të tyre) kundër Shqipëtarëve, i përvetësonte  dhe i adaptonte Serbia, kundër Shqipëtarëve.

Shpërnguljet  Shqipëtare nga Lugina e Preshevës, që  mbahen mend  nga  të moshuarit e kësaj ane, që janë përcjell brez pas brezi, datojnë  nga  një kryengritje e  madhe  antiosmane( aludojnë  në  Kryengritjen e  1689), të cilën serbët pastaj  e përvetësuan si të tyren. Shqipëtarët në këtë  rast  ishin shpërngulur ca në drejtim të Karadakut, por shumica ishin ikur me  forcat e  Austro-hungarisë.

Kurse shpërnguljet epokale  të viteve 1877-1878, Shqipëtarët e  Sanxhakut të Nishit, deri në Luginë të Preshevës, për në Turqi, madje nga  komuna e Preshevës, fshatrat e  anës  lindore nga autorruga  janë me numrin më të madh të të shpërngulurve, pa përjashtuar edhe  pjesët tjera.  Si nga Osmanët, Turqit ashtu edhe nga Serbët, Shqipëtarët quheshin turq, si të tillë  na luftonin duke përligj  albanocidin e tyre.  Shqipëtarët të vrarë ishin nëse  nuk mbanin fesin turk, kurse  si turq zakonisht shpëtonin jetën për t’u shpërngul për në Turqi. Golgota jonë ishte  me përmasa biblike,  kështu e ilustrojnë shumë  historian, mes tyre edhe  historiani amerikan  Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në  Sanxhakun e Nishit  në  vitet 1876, derisa  në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë. Ushtarët serb,  gjatë kryerjes së gjenocidit  kundër Shqipëtarëve,  të Sanxhakut të Nishit deri në Luginë të Preshevës( dëshmitare e kësaj Golgote Shqipëtare ka mbetur Lugina e Preshevës), ku edhe sot  përcjellen fjalët e të parëve tonë, që  çdo ushtar serb  i shiste kryefamiljarit shqipëtar fesin turk që ta vendoste  kryefamiljari  a familjarët  Shqipëtar, për t’u dukur edhe në pamje se janë turq. Shitja e fesit ishte sa  gjitha lirat e arit që kishte  familja Shqipëtare, apo në këmbim të gjithë  pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme( disa herë ia  lejonin një pen qe me karrocë për të ikur muhaxherë). Madje tregjet shitnin fesat turk, dëshmojnë pleqët e Luginës, që me 1 lirë ari mund të bliheshin 70-80 fesa turq, madje kurrë Shqipëtarët  nuk blenin të tillët, pos kur detyroheshin  për t’u islamizu-turqizu nga Perandoria Osmane,  ndërsa vetëm  me ardhjen e  pushtimit serb( pra në tetor 1912 në komunën e Preshevës) 1 fes turk nuk mund të blihej as për  70-80 lira. Madje çdo shtëpi Shqipëtare në Luginë të Preshevës, deri vonë kishte fesin turk,  të ruajtur  në rast rreziku të shpëtonin jetën nga  Serbia, duke u paraqitur si turk( këtë e dëshmojnë pleqët e Luginës së Preshevës).  Kam  patur rastin edhe personalisht të pyesja anëtarë të familjes time, të  cilët  dëshmonin që “kapuçi” i tillë ishte i nevojshëm për të shpëtu jetën nga Serbia, në rast rreziku! Më pas  kisha  kuptuar në detaje, sepse  Serbia i vriste  Shqipëtarët, kurse  ata  shqipfolës që kishin  fesin  shpëtonin  nga vdekja por  detyroheshin të iknin për  Turqi.

Në periudhën 1877-1912,  Serbia zgjeroi territorin  për 82% dhe popullësinë për 55%, Mali i zi zgjeroi territorin për 62% dhe popullësinë 100%, Bullgaria  zgjeroi territorin e vetë për 29% dhe popullësinë për 3%, Greqia zgjeroi territorin për 68% dhe popullësinë për 67%, pra të gjitha këto vende  zgjeruan territorin për 67.79%  në dëm të  territorit  tonë!

Gjatë viteve 1912-1914, rreth 500.000 Shqipëtar,  gjatë viteve 1923 deri në Luftën e  II Botërore mbi 300.000,  në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar i shpërngulën për  në Turqi, prandaj  sot e mbarë  bota  jep shifra marramendëse të numrit të Shqipëtarëve në Turqi  më shumë sesa në gjitha Trojet Shqipëtare në  Ballkan. Madje pleqët e Luginës tregojnë që  pjesë  të tëra  të fshatrave  Shqipëtar,  përdhuni kanë ikur për Anadoll, e  më pas nga Mbretria SKS e  deri në vitet e 60 të shekullit të shkuar pos përdhuni edhe  nga mashtrimi i hoxhallarëve  që Serbia i dirigjonte. Një kushëri i imi, hoxhë i  Serbisë( paraprakisht  ishte edhe hoxhë i Perandorisë Osmane), për një “hajmali” në të cilën gjoja shkruante “allahu ia paska thënë që ajo familje ka bereqet nëse  shkon në Anadoll”, i mashtronte duke ia marr arën e bukës në këmbim të saj. Asnjë pjesë e Tokave  Shqipëtare të sotme, nuk kanë më shumë njerëz të  shpërngulur për Turqi sesa nga Lugina e Preshevës.

Pleqët e Luginës ende  e kujtojnë mirë, që Perandoria Osmane  ndalonte  gjuhën  shqipe në  vende publike; lejonte  gjuhët  ortodokse( siç i quanin pleqët gjuhët sllave); të dukurit Shqipëtar( veshja)  sipas  mentalitetit turko-osman ishte poshtëruese;  hyqymeti( shteti) nuk lejonte veshjen  e luksit për Shqipëtarët, madje ndalonte  disa ngjyra që i takonin islamit=turkut; të veshurit  Shqipëtar duhej  t’ia lëshonin  rrugën dhe ta respektonin osmanliun e  ortodoksin( pleqët i quanin sllavët me këtë  emërtim), madje të zbrisnin nga shpina e kafshës nëse ishin  mbi kal a gomar; Shqipëtarët fyheshin si kaur, që nënkuptonte  njerëz të ndytë( të papastër); leçitja në martesa e vdekje  Shqipëtarëve nga turqit( Shqipëtarët e  turqizuar);  turqit( nënkupto Shqipëtarët e  turqizuar-islamizuar),  të mësuar nga  Osmanizmi, thonin më mirë  ortodoks sesa kaur( aludonin në Shqipëtarët  katolik të  Luginës së Preshevës) dhe janë vëllezër ortodoksët( sllavët) me turqit- këtë  më pas edhe  serbët  e përvetësuan  duke  predikuar hoxhallarët e  dirigjuar nga Serbia, që thonin kauri( Shqipëtari katolik), për  t’u bë musliman së pari duhet të bëhet ortodoks( nënkupto serb), e pastaj  mund të bëhet  turk=musliman! Etj.

Mjafton të bisedosh me cilindo turkofil apo turk të mbetur në Trojet tona( në fshatin Rahovicë pas 1912, ka mbetur një  familje turke), ata  hapur  të dëshmojnë që janë pro-serbo-rus, kundër  kulturës Shqipëtare dhe dëshirojnë tjetërsimin e Shqipëtarëve  në turq. Shiko shembull hoxhallarët tradicional, që Akiden e kanë  të  marrur nga Turqia, këta  thërrasin edhe  sot, siç thërrisnin Sulltan Abyl Hamidët, në  osmanizimin dhe  islamizimin pra turqizimin( ndryshimin e kombit) të Shqipëtarëve. Hoxhallarët e rinjë, të shkollës  salafiste, të shkolluar në  vendet  nën  ndikimin  e Arabisë Saudite apo vëllazërisë muslimane, thërrasin në  unifikimin e  konceptit komb dhe fe, duke bërë që  besimtarët  e tyre Shqipëtar të quhen  musliman,  prej nga pastaj siç ngjau me  kombin musliman të Bosnjës. Shtetet  tona Shqipëtare, ende nuk kontrollojnë  Akidën-Besimin islam, por atë  e lejojnë që të kontrollohet nga Akida Turke dhe ajo e Arabisë Saudite. E kjo tepër shume vërehet  në Luginë të Preshevës, derisa Serbia edhe më shumë i ndihmon këtyre rrymave fetare islame, me qëllim për asgjësimin e  Kombit Shqipëtar në këtë pjesë.

Andaj pos nacionalistëve Shqipëtar, që reaguan  sërish, siç kanë reaguar historikisht,  shtetet Shqipëtare heshtin për fat të keq, por për fatmirësi reagoi  Aleati  yn SHBA, duke kërkuar ndalimin e ndikimit neokolonialist turk në Trojet Shqipëtare. Çdo formë e  shtimit të influencës turke, islame automatikisht është në interes dhe dobi edhe të Serbisë, sepse  historikisht ashtu e shfrytëzoi.

 

Më:30.09.2019

 

 

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Lë koment: