Biografia:


Skender Jashari- alias Gjergj Shqipëria-Zjarri, i lindur më 18.01.1984,  në  Rahovicë,  komuna  e Preshevës. Shkollën  fillore   kreu  në  vitet  1991-1998,  në  fshatin e  lindjes. Vazhdoi  shkollimin  në  shkollën  e mesme “ Skenderbeu”  në  Preshevë.

Shkaku i rrethanave politike në  Luginë të Preshevës, në  vitin 2000-2001, ndërpreu  shkollimin e mesëm,  duke u angazhu si  ushtar vullnetar në  UÇPMB.  Me shpërthimin  e   konfliktit   të  armatosur  në  Maqedoni,   është  angazhuar   si ushtar  vullnetar  në  UÇK. Me  mbarimin  e   konflikteve të  armatosura në  Trojet  Shqipëtare,  vazhdoi  shkollimin  e mesëm. Që   nga kjo  kohë, është  angazhuar për  mbrojtjen  e  vendit,  mbrojtjen  e të  drejtave të  bashkëkombasve, avansimin  e  të drejtave  dhe lirive  të  Shqipëtarëve  në  Luginë  të Preshevës dhe në   zgjidhjen  e   statusit   politiko-juridik të    kësaj  treve. Autoritetet  e Serbisë në vitet 2001-2003, në  vazhdimësi, në  forma të ndryshme,  bënë  përndjekje mbi  bazë nacionale, fetare( përkatësisë  katolike) dhe politike. Shkaku i përndjekjes,  më  9.08.2003,  largohet  nga  vendlindja,  për t’u  vendosur  në  Prishtinë.

Gjatë  qëndrimit  në   Prishtinë,  mbaroi   fakultetin  juridik në Universitetin e Prishtinës, ku edhe   vazhdoi  studimet  post-diplomike, në  drejtimin   penal. Mbaroi  shkollim dhe  trajnime  të  ndryshme ushtarake, në  disa vende.

Edhe   gjatë  qëndrimit  në  Republikë të Kosovës, në  vazhdimësi është  angazhuar  në mbrojtjen  dhe  avansimin e   të  drejtave të Shqipëtarëve  në  vendlindje dhe në  zgjidhjen e  statusit  final të saj. Shkaku i së  cilës, disa herë  është   tentuar të vritej nga njerëz të porositur nga Serbia.

Shkaku i mosposedimit të shtetësisë së  Republikës së Kosovës, i pamundësohet  punësimi deri në  vitin 2009. Pas fitimit të shtetësisë, nuk angazhohet  në  asnjë parti politike, si rrjedhojë  e  së  cilës  nuk  punësohet.

Misioni i EULEX-it, më  01.07.2012,  e  arrestoi, si pjesë  e  Grupit të  Dobrosinit,  ku e  akuzoi, gjykoi dhe e  burgosi si kryes të  “sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së  Serbisë” në  fshatin Dobrosin  të komunës së Bujanovcit. Më 19.04.2016, shpallet i pafajshëm nga Gjykata  Supreme  e Republikës së Kosovës, për  akuzat që i ngarkoheshin,  si dhe kthehet  lënda  në rigjykim, që  ende   është  në  vazhdim  e sipër procedura e rigjykimit.

Lëmitë e interesit të veçantë përfshijnë: në lëminë e së drejtës  penale ( kryesisht anti-terrorizmin;  kriminalistikën dhe kriminologjinë) si dhe  lëminë  ushtarake (Ligjet  Humanitare të Luftës;  Luftën  jokonvencionale-guerile; Inovacionet dhe  ekspertimet  e armëve; Forcat  speciale etj).  Është  botues i disa  punimeve  shkencore-akademike, po ashtu  edhe  me  publikime  publicistike.