Shërbëtori islamik: Reperi kosovar fyen heroin kombëtar, urinon shtatoren e Skënderbeut


 

Reperi kosovar fyen heroin kombëtar, urinon shtatoren e Skënderbeut

Reperi kosovar, Prince Double H, i njohur edhe si Hyseni, është rikthyer në vëmendjen e të gjithëve me një gjest të pahijshëm. Reperi, i cili ka kohë që ka ndalur aktivitetin, në këtë fotografi publikuar sot në faqet e së shtunës në DITA shihet duke urinuar në shtatoren e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu.

Ky akt i Hysenit besohet se vjen për shkak të bindjeve të tij ekstreme fetare. Duket se reperi bën pjesë në shtresën e njerëzve që besojnë se Skënderbeu “nuk është heroi ynë kombëtar për shkak se ai ka vrarë myslimanët gjatë mbrojtjes së tokave shqiptare”.

Hyseni edhe nëpër këngët e tij i ka shprehur bindjet e tij fetare, teksa ka kohë që nuk ka qenë aktiv nga ana artistike e as nëpër media deri para një dite, kur raportohet ta ketë bërë këtë veprim.

Marrë  nga “Facebook Spy” – rubrika e së shtunës në DITA

http://www.gazetadita.al/reperi-kosovar-fyen-heroin-kombetar-urinon-shtatoren-e-skenderbeut/

Lë koment: